LAJMI I FUNDIT:

Pasdite pritet vendimi për Azem Sylen

Pasdite pritet vendimi për Azem Sylen

Avokati i deputetit të arrestuar Azem Syla, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se vendimi për Sylen do të merret sot pasdite, ose në mbrëmje.

“Vendimi i gjyqtares do të merret në orët e vona të pasdites apo sot në mbrëmje, momentin që gjykata do më lajmëroj për kohën do t’i informoj mediat”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.

Azem Syla, i cili po dyshohet për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve, mbrëmë ka qëndruar në arrest policor, derisa gjykata të marrë sot vendimin.