LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari shqiptar ndalohet në aeroportin suedez, dyshohet si terrorist!

Këngëtari shqiptar ndalohet në aeroportin suedez, dyshohet si terrorist!

Gjatë udhëtimit për një mbrëmje në Suedi, këngëtari i hitit “Dale”, Lindon Berisha është ndalur për kontroll në aeroportin e Malmos në Suedi.

Këngëtari ka udhëtuar së bashku me Adrianin dhe Florianin, ndërsa me të ateruar në aeroportin e Malmos pas kontrolleve të rregullta, Lindoni është ndarë anash nga grupi dhe është marrë në pyetje nga inspektor të policisë.

Shkak i dyshimeve, siç ka shpjeguar vetë këngëtari, ka qenë “mjekra e tij” dhe ngjyra e lëkurës, të cilat kanë shtyrë policët që të kontrollojnë dosjen e tij.


Pas disa minutave në pyetje i është lejuar kalimi në tokën e Suedisë, ku ka pasur një ndër koncertet më të mira në karrierën e tij, transmeton unik.mk.

Së fundmi, treshja Adriani, Lindoni, Floriani, kanë marrë pjesë në shumë mbrëmje në Evropë dhe në vend, me çka janë dhe një ndër këngëtarët më të kërkuar të estradës shqiptare./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5Q5DNXtjOTU