LAJMI I FUNDIT:

Njëmbëdhjetë të akuzuarit për terrorizëm dënohen me burgim

Njëmbëdhjetë të akuzuarit për terrorizëm dënohen me burgim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot është shpallur aktgjykimi në çështjen penale të tani të akuzuarve H.A ,N.A ,I.R ,A.B ,E.B ,S.S ,H.E, H.L dhe M.B të akuzuar për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe L.L e S.H të akuzuar për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit N.A dhe H.E janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj.

Të akuzuarit I.R dhe E.B janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetëve .


I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj .

Të akuzuarit H.A ,S.S ,H.L dhe M.B janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.

I akuzuari S.H është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6(gjashtë)muaj ,i cili nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 1(një) viti nuk kryen vepër të re penale .

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese .

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori