Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar raportin tremujor të buxhetit për vitin 2016. Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se performansa e të hyrave, është në rritje dhe se në këtë tre mujor të këtij viti, të hyrat janë rritur për 20 për qind.
Ai pohoi se Qeveria po vazhdon politiken e kursimeve dhe menaxhimit të mirë financiar.
“Performansa e të hyrave është në rritje. Në këtë tre mujor, kemi pasur një rritje rreth 20 për qind më të madhe se sa tre mujorin e vitit të kaluar. Pra, nëse e krahasojmë jo vetëm me qeveritë paraprake, por edhe me vetëm me vitin 2015, prej të cilave kemi një rritje prej 26 për qind në Dogana dhe një rritje prej 3 deri në 4 për qind në Administratën Tatimore. Kemi pasur një menaxhim shumë më të mirë financiar, duke u kujdesur që të shpenzojmë vetëm në çështjet që janë më të rëndësishme. Duke e vazhduar politiken e kursimeve në mallra dhe shërbime dhe në shpenzime tjera. Rritja e shpenzimeve gjatë këtij tre mujori ka qenë 17 për qind, që vjen kryesisht si rezultat i rritjes së asistencës sociale që ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar. I rritjes së pensioneve për pensionistet kontribut dhënës që ka filluar nga janari i këtij viti”, tha ai.
Qeveria po ashtu ka miratuar edhe kornizën afatmesme të shpenzimeve, për vitet 2017-2019, e cila parasheh që buxheti për tri vitet e ardhshme të rritet për 21 për qind. Ministri Hoti tha se ndryshimet substanciale në këtë kornizë janë klauzola e investimeve në bazë të marrëveshjes me FMN-në.
“Buxheti për tri vitet e ardhshme është paraparë të rritet me rreth 21 për qind, krahasuar me atë që kemi tash. Ndryshimet substanciale në këtë kornizë janë klauzola e investimeve. Pra, në bazë të marrëveshjes që kemi me FMN-së dhe ndryshimin e ligjit të financave publike që e kemi bërë në fund të vitit të kaluar. E cila klauzolë ne ve na mundëson që të hyjmë në kredi tek institucionet financiare ndërkombëtare, për të financuar projektet kapitale që kanë kostashumë të madhe. Një ndryshim tjetër dhe e re në këtë kornizë, është buxheti që tanimë është parashikuar për fillimin e implementimit të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2017. Buxheti është parashikuar dhe është shpërnda nëpër ministritë përkatëse, për të mbuluar koston e sigurimeve shëndetësore në bazë të përgatitjeve që është duke bërë ministria e shëndetësisë”, tha ai.
Ndryshe, Qeveria ka miratuar dhe Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në komunat e Kosovës, që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e vitit 2011.
Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjeve për hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitim të rrugëve rajonale dhe për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet,Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e rehabilitimit të Linjës hekurudhore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj