Banorët e komunës së Çairit shprehen se investimet që po i bën ky institucion nuk janë të nevojshme, ata thonë se puna kryesore po neglizhohet e ajo është vendosja e vendkalimeve për këmbësoret si dhe policët e shtrirë për të ngadalësuar shpejtësinë e makinave, e jo të investohet në semaforë ekzistues.
“Para disa dite ndodhi një aksident, pothuajse çdo ditë dëgjojmë se ndonjë makinë i ka përplasur ndonjë person apo edhe për vetë aksident. Është e tmerrshme, kjo rrugë është tani më shumë njerëz, shumë banor, ashtu si ditën të ndërtojnë banesa, ashtu duhet edhe të krijojnë kushte për to”, shprehen banorët e kësaj lagjeje.
Kjo nuk është e para herë që banorët e rrugës “Ferid Murati” ngritin zërin lidhur me mungesën e shenjave të komunikacionit , nuk ka vendkalime për këmbësorët si dhe vozitësit ngasin makinat shpejtë.
Nga Komuna Çair, Udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm, Xhingis Hani, kohë më parë sqaroi për Portalb, se kërkesa për ti vizatuar vijat për këmbësorët është bërë deri te Qyteti i Shkupit.
“E dimë se ka nevojë dhe se ka shumë popullatë tani në këtë rrugë. Ne si komunë kemi bë kërkesën deri tek Qyteti i Shkupit dhe së shpejti do të vizatohen vijat për kalimin e rrugës nga ana e këmbësorëve”, sqaron Hani.
Mirëpo kjo gjë nuk u realizua.
Kohë më parë nga Organizata Joqeveritare (OJQ), Duam Çair të Pastër gjithashtu thonë se në inboxin e faqes së tyre në rrjetin social facebook marrin thuaja se çdo ditë shkresa prej lexuesve tanë të cilat kanë të bëjnë me mungesën e disa parametrave sa i përket komunikacionit në komunën Çair!
Kurse Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjen publike “Rrugët dhe rrugicat” para disa ditëve filloi rikonstruimin e tërësishëm të sinjalizimit rrugor në udhëkryqin “Kemal Sejfulla” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase” si dhe në rrugën ‘Ferid Murati’ në të cilin do të vendoset shtylla dhe semaforë të rinj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime