Nga viti 2000 deri në vitin 2016 Kosova ka paguar 248 milionë dollarë për dy kompani të huaja telefonike në mungesë të kodit të vet ndërkombëtar.
Kështu shkruan në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA Tuday, transmeton RTK. Mosdhënia e kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovës, ka prapavijë politike por edhe ekonomike. Sipas gazetës, USA Tuday, ndonëse Serbia dhe Kosova janë marrë vesh në Bruksel që Kosova të marrë kodin 383, kjo nuk do të ndodhë të paktën edhe një vit për shkak të pengesave që Serbia po ia nxjerrë Kosovës së pavarur.
Si komb i ri i Evropës, Kosova ka shumicën e simboleve të vendeve të tjera sovrane, siç është flamuri dhe himni kombëtar. Por ajo që Kosova ende nuk e ka, për motive politike dhe ekonomike, është kodi ndërkombëtar i saj telefonik, gjë kjo që zemëron njerëzit në këtë vend të vogël prej 1.8 milion.
Nga viti 2000 deri në vitin 2016 Kosova ka paguar 248 milionë dollarë për dy kompani të huaja telefonike në mungesë të kodit vetanak ndërkombëtar. Kështu shkruan në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA Tuday.
Nëse dëshironi të telefononi në Kosovë, ju këtë mund ta bëni vetëm përmes prefiksit të Monaco (377) apo Sllovenisë (386). Ndërkaq, në telefonat fiks duhet të thirrni kodin e Serbisë (381) – që është një trashëgimi frustuese qysh nga koha kur Kosova ishte një krahinë serbe dhe subjekt i vrasjeve dhe dëbimeve masive nga serbët.
Është e padrejtë thotë Fjollë Shaqiri, studente e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. “Ne jemi të pavarur dhe tani jemi pjesë e komunitetin ndërkombëtar. Jemi në Evropë “ thotë ajo.
Vendi i fundit që ka marrë kodin telefonik ndërkombëtar është Sudani në vitin 2011, i cili u pavarësua tre vjet pas Kosovës. Janë 193 vende në botë që kanë kodin e vet ndërkombëtar telefonik
Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas një lufte brutale, e cila përfundoi në vitin 1999. Shteti më i ri në Ballkan e kishte të ndarë kodin ndërkombëtar 383 qysh në vitin 1981, kur ishte pjesë konstituive e Federatës Jugosllave. Kjo ishte bërë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomit që është një agjenci e Kombeve të Bashkuara.
Por, Serbia e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar përdorimin e kodit vetanak ndërkombëtar telefonik për Kosovën. Të dy shtetet kanë arritur në Brueksl marrëveshje për ndarjen e kodit ndërkombëtar për Kosovën që në muajin gusht të vitit të kaluar, por është Serbia që po pengon zbatimin në praktikë të kësaj marrëveshje.
Gjurgja Gjukiq, hulumtues i iniciativës civile për demokraci dhe të drejta civile në Serbi, thotë se “Serbia ka bllokuar kodin ndërkombëtar për Kosovën, pasi ndodhet në luftë me simbolet e Kosovës”.
Këtë Serbia e bën për të penguar imazhin e Kosovës si një vend i pavarur
Kodi telefonik ndërkombëtar për Kosovën nuk është vetëm numër për popullatën, e cila për pavarësinë e Kosovës ka derdhur gjak. Është diçka më e madhe, thotë shefja e grupit negociator të Kosovës Edita Tahiri. Sipas marrëveshjes “Kosova pasi të marrë kodin e vet ndërkombëtar telefonik, nuk do tëketë më si deri më tani, dy apo tre kode të huaja”, thotë Tahiri.
Sipas gazetës, USA Tuday, ndonëse Serbia dhe Kosova janë marrë vesh në Bruksel që Kosova të marrë kodin 383, kjo nuk do të ndodhë të paktën edhe një vit për shkak të pengesave që Serbia po ia nxjerrë Kosovës së pavarur.
“Është një simbol që do të thotë shumë”, ka thënë Fjollë Shaqiri, studente kolegji. “Është vetëm një numër, por na përfaqëson në botë. … Është njësoj si flamuri dhe himni”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova