Michelle Obama, Jackie Kennedy, Hillary Clinton, dhe Eleanor Roosevelt dhe të gjitha që bëjnë pjesë në Top 10 kanë dëshmuar besimin e tyre përmes veshjeve dhe modës. Ato kanë ditur se si të bëjnë një deklaratë të sofistikuar përmes veshjeve.
Eleanor Roosevelt
Zonjë e Parë në vitet: 1929 – 1933
Pamja e saj: Ajo vishte një fustan mbrëmje, gjithmonë të lëmuar përgjatë ditës, kombinuar me rruaza, dorashka, apo një kapelë me lule.
Mamie Eisenhower
Zonjë e Parë në vitet: 1953 – 1961
Pamja e saj: Pavarësisht mënyrës se si vishej, Mamie dukej gjithmonë si princeshë. Ajo dinte të pozonte, të qëndronte dhe të mbante duart mbështetur mbi fustan. Çdo aksesor dukej jo vetëm përsosmërish në vendin e duhur, por prefekt tek ajo që i mbante.
Jacqueline Kennedy
Zonjë e Parë në vitet: 1961 – 1963
Pamja e saj: Edhe pse qëndrimi i saj në Shtëpinë e Bardhë ishte e shkurtër, ndikimi që ajo pati ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte pionierja e një qëndrimi të ri mbi stilin e veshjes, duke përdorur prerje shumë të shkurtra, ngjyra të theksuara, të cilat përqafonin tendencat e mëdha të viteve ’60.
Lady Bird Johnson
Zonjë e parë në vitet: 1963 – 1969
Pamja e saj: Veshjet e saj ishin gjithmonë të veçanta. Pavarësisht kontrasteve si jaka e Piter Panit kombinuar me këpucët e bluzën me mëngë të gjata, dorashkat dhe pallton e saj të zgjatur, kishte diçka të fisshme që mbante veshur në çdo gjë.
Pat Nixon
Zonjë e parë në vitet: 1969 – 1974
Pamja e saj: Pat dashuronte bizhutë dhe mbante gjithnjë fustane të punuara me gurë të shndritshëm, shkruan Grazia. Më shumë se çdo gjë, ajo dashuronte fustanet, shoqëruar me xhaketa me mëngë të shkurtra.
Betty Ford
Zonjë e parë në vitet: 1974 – 1977
Pamja e saj: Betty dashuron materialet e lëmuara dhe veshjet e saj shpesh ndërroheshin sipas modës, kryesisht në stilin Tomboy. Nëse ishte një shall mëndafshi, dorashka me qime, apo një xhaketë e përshtatur sportive, kjo gjë i pëlqente asaj dhe i rriste vetëbesimin.
Rosalynn Carter
Zonjë e parë në vitet: 1977 – 1981
Pamja e saj: Veshjet e saj ishin gjallëruese, por të përmbajtura. Ajo fantazonte me stilin e saj, tërheqës e që nxirrte në parë vlerat e saj femërore.
Nancy Reagan
Zonjë e parë në vitet: 1981 – 1989
Pamja e saj: Nancy pëlqente t’i koordinonte veshjet kryesish me supet të ekzagjeruar dhe plot shkëlqim. Ajo mendonte për të gjitha detajet e vogla, duke zgjedhur që nga vathët, butonat në bluzë apo elementë të punuar me dorë në jakën e bardhë të trikos.
Hillary Clinton
Zonjë e parë në vitet: 1993 – 2001
Pamja e saj: Ajo pëlqente gjithmonë të vishte gjëra me ngjyra. Gjatë kohës kur ishte Zonja e Parë e SHBA, i theu paksa rregullat, duke koordinuar veshjet e saj me kravatat e Bill apo duke shtuar butësinë në kostumet e tij të errëta, në hijet e ngjyrave rozë apo mente.
Michelle Obama
Zonjë e parë në vitet: 2009 – e në vazhdim
Pamja e saj: Ajo ka ditur të veshë gjëra të cilat kanë mbuluar më së miri defektet, shoqëruar me materiale të printuara apo me ngjyra të theksuara. Por ne gjithmonë shohim foto të Michelle me siluetë elegante, këmbë koteleje dhe që luan me vathët e vendosur. Në rrugën e saj ajo ndjek atë të një stilisti të preferuar amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje