I dënuari për tentim-vrasjen e Adem Salihajt në rastin “Bllaca 2” me 7 vjet burg, Shaban Syla, nga Burgu i Dubravës, duke i ka dalë në mbrojtje deputetit të PDK-së, Azem Syla, ndaj të cilit sot u vunë në kërkim pjesëtarët e Policisë së Kosovës me një urdhër Prokurorisë së Shtetit.
Rasti kundër Azem Sylës dhe 50 të tjerëve, ku përfshihet edhe Shaban Syla, përfshin veprat penale të krimit të organizuar, pastrim parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve zyrtare, si dhe dhënie dhe marrje të ryshfetit.
Shaban Syla i tha KosovaPressit se në këtë rast nuk duhet të përfshihet emri i Azem Sylës, duke thënë se ai merr përgjegjësinë për pronat e falsifikuara ose të ligjshme.
“Mos përdorni emrin e Azem Sylës. Sa i përket këtyre pronave qofshin të falsifikuara, qofshin të ligjshme, unë jam ai vetë Shaban Syla dhe jo të tjerët. Ju kisha lut mos bëni filma të Hollivudit edhe Prokuroria mos të hakmerret për Bllacën e Dragolubin”, tha Syla.
Ai thotë se nuk është në interesin e tij të dëmtojë hetimet, duke thënë se ka pranuar një vendim të një prokurori për pushimin e këtyre hetimeve dy vjet më parë.
“Por, prapë po ju them kurseni emrat ju lutem. Kjo porosi bëhet për media”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, falsifikator ishte vetë Nazim Bllaca bashkë me Dragolubin në Ferizaj.
“Nëse ka diçka, qoftë e ligjshme apo e paligjshme njeriu që duhet të merret në pyetje është vetë Shaban Syla, e mos mbroni kriminel e falsifikator siç ishte vetë Bllaca dhe disa shokë të tjerë”, ka theksuar ai.
Syla rastin ndaj kushëririt të tij Azem Syla e ka cilësuar si hakmarrje nga ana e EULEX-it. Ai porositi ata që të merren “me rastet e tyre”.
“Ju kisha lut EULEX-it t’i zbulojë rastet e veta e mos të hakmerret ndaj neve”, ka thënë ai në fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare