Më qëllim të zhvillimit dhe përkrahjes së bujqësisë, edhe këtë vit Komuna e Skenderajt ka subvencionuar fermerët më mjedra dhe pajisje e preparate për kultivimin e saj.
Tashmë 30 fermerë të Skenderajt kanë përfituar nga subvencionimi në këtë fushë, duke shfrytëzuar mundësinë e kultivimit të mjedrës dhe rritjes se parcelave mbjellëse me mjedër.
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Musa Lushtaku ka sqaruar se përfitues të subvencioneve në bujqësi të ndara nga Komuna e Skenderajt janë 30 fermerë, të cilët kanë përfituar në mbjelljen e nga 20 ari me mjedër cilësore. Fermerët kanë përfituar nga 2000 fidanë si dhe pajisje përcjellëse si: rezervuar uji, sistem të ujitjes, pleh artificial dhe pesticide.
“Edhe ne edhe fermerët jemi të kënaqur me cilësinë e fidaneve dhe me gjithë procesin e subvencionimit në këtë fushë, duke pasur parasysh edhe interesimin e madh dhe participimin e vetë fermerëve”, tha Lushtaku.
Komuna e Skenderajt në kuadër të rritjes së përkrahjes për bujqësinë këtë vit ka ndarë një shumë prej 45 mijë eurosh për këtë qëllim, ndërsa fermerët përfitues kanë participuar në vlerë të përgjithshme prej 9 mijë eurosh.
Në Drejtorinë e Bujqësisë shprehen shumë të kënaqur me cilësinë e fidanëve të mbjellura nga fermerët, si dhe me punën që po bëjnë ata në kultivimin e saj. Sipërfaqja e përgjithshme e mbjellur me mjedër në Komunën e Skenderajt vetëm në këtë vit është 6 hektarë dhe të gjitha punët në procesin e mbjelljes kanë shkuar shumë mirë, sipas ekspertëve. Ata vlerësojnë lartë interesimin e fermerëve për kultivimin e mjedrës dhe zellin që kanë treguar ata në ndjekjen e trajnimeve që kanë pasur për qëllim aftësimin në kultivim e saj.
Mjedra është produkt bujqësor shumë i kërkuar në tregun evropian dhe kultivimi i saj nga fermerët është shumë proftiabil, por edhe krijon mundësi të punësimit në fermat individuale të fermerëve.
Në Skenderaj tashmë që disa vite funksionon edhe fabrika për përpunimin e bimëve mjeksore-natyrale, e cila ju siguron fermerëve kultivues shitje të sigurt të produkteve të kësaj natyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë