Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së të Pagjeturve në fshatin Meje të Gjakovës.
Para familjarëve të të pagjeturve dhe të pranishmëve të tjerë, presidenti Thaçi ka thënë se kjo nuk është vetëm java e kujtimit të dhembjes, por edhe e krenarisë me sakrificën e dëshmorëve të lirisë.
Ai ka thënë se Meja, ku sot u përmbyllën aktivitetet e Javës së Personave të Pagjetur, na ka bërë gjithnjë bashkë për të rikujtuar dhe për të mos harruar kurrë përmasën e dhembjes dhe pikëllimit për më të dashurit tanë.
Presidenti Thaçi ka thënë se fati i të pagjeturve mbetet plagë e madhe për popullin tonë.
“Institucionet e Kosovës, shoqatat që përfaqësojnë familjet e të pagjeturve me vite të tëra po bëjnë çdo gjë që munden që të zbardhet fati i të pagjeturve. Por, për këtë mision nuk mjafton vetëm ky angazhim, por duhet të punojmë pa u ndalë, që të përfshijmë dhe të angazhojmë sa më shumë edhe bashkësinë ndërkombëtare që të ndihmojë”, është shprehur presidenti Thaçi.
Në Meje të komunës së Gjakovës, presidenti Thaçi tha se për të punuar dhe për të ndërtuar një të ardhme në të cilën të gjithë do të jenë të barabartë, duhet të përballemi edhe me të kaluarën.
“Duhet drejtësi për viktimat e luftës. Drejtësi për të gjitha viktimat, pa dallim etnie”, tha ai.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është treguar e vullnetshme që të bashkëpunojë me të gjithë, të marrë mbi vete çdo obligim, që të sqarohen dhe dënohen krimet e kryera, nga kushdo dhe kudo. Por, “kjo duhet të kërkohet nga të gjithë në rajonin tonë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se përfshirja e shtetit të Serbisë në krimet e kryera në Kosovë është dëshmuar.
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, por populli ynë është i vendosur që të shikojë nga e ardhmja më e mirë për gjeneratat e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se duhet të punohet më shumë për të ardhmen e sigurt evropiane, për drejtësi për të gjitha viktimat e luftës dhe për pajtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025