LAJMI I FUNDIT:

Rezonanca Magnetike

Rezonanca Magnetike

Rezonanca Magnetike është një degëzim i radiologjisë e cila përdoret për të përftuar imazhe nga brendësia e trupit dhe për të analizuar sëmundjet të cilat ndodhën në organizmin e pacientit

Dr. Admir Sulovari
Radiolog
Spitali Amerikan, Kosovë
+381 38 221 661
+383 49 933 976

Hapi i parë i mjekësisë është përcaktimi i sëmundjes së pacientit. Në momentin kur pacienti shkon tek mjeku, gjëja e parë që duhet të bëjë një mjekë është përcaktimi i sëmundjes. Sëmundjet në përgjithësi, jo të gjitha, kanë tendencë që të shkaktojnë ndryshime në organet e brendshme. Mund të ndryshojnë formën, madhësinë apo edhe përmbajtjen ose përbërjen e këtyre organeve, prandaj duhet realizuar imazhe nga brendësia e trupit për t’i kuptuar këto ndryshime që ka shkaktuar sëmundja, për të përcaktuar pastaj se për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe njëkohësisht, për të parë se, sa e përhapur është në trupin e pacientit ajo sëmundje.


Radiologjia në përgjithësi në këtë pjesë është e fokusuar, duke përdorur teknika të ndryshme, për të realizuar imazhe nga brendësia e trupit, nga organet e brendshme dhe për të analizuar pastaj se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur si rrjedhojë e sëmundjeve.

Radiologjia përdor forma të ndryshme, teknika të ndryshme, teknika të ndryshme energjie për të realizuar këto imazhe të organeve të brendshme të trupit. Mund të përdori Ultra tingull, siç janë ekzaminimet me eko, mund të përdori rrezet X në formë rrezatimi të cilat më pas përpunohen dhe kthehen në sinjale elektrike dhe ultra tingujt edhe rrezet X kthehen në sinjale elektrike dhe më pas përpunohen për të realizuar imazh nga organet e brendshme të pacientit.

Por, forma e tretë e cila ka 30-40 vite që po aplikohet por shumë gjerësisht dhe shumë premtuese edhe për të ardhmen, është aplikimi i fushës magnetike në kombinim me një formë rrezatimi elektromagnetik në formën e radiovalës, dhe kombinimi i fushës magnetike dhe radiovalëve duke ju drejtuar drejtë pacientit është në gjendje që të merret prej tij një sinjal i cili më pas kthehet për të formuar imazhet e trupit.

Rezonanca Magnetike është një degëzim i radiologjisë e cila përdoret për të përftuar imazhe nga brendësia e trupit dhe për të analizuar sëmundjet të cilat ndodhën në organizmin e pacientit.

Realizimi i procedurës së Rezonancës Magnetike

Procedura është e thjeshtë dhe njëkohësisht shumë e vështirë në qoftëse hyjmë në detaje. Pacienti merret dhe futet drejtë një fushë magnetike të fuqishme, e cila në ditët e sotme, në përgjithësi është në fuqinë e 1.5 Tesles, ka edhe qendra të tjera të fushës magnetike të cilat përdorin deri në 3 Tesla.

Pasi pacienti futet në fushën magnetike të fuqishme, drejt tij jepet edhe një rrezatim elektromagnetik në formë të radiovalës i cili zgjatë pak sekonda, më pas kur kjo radiovalë ndërpritet, drejtë pacientit vije një sinjal elektromagnetik edhe ky i cili është i dobët nga antenat të cilat janë instaluar brenda sistemit dhe më pas përpunohet për të realizuat imazhe të brendësisë së trupit.

Në vitet e 60-ta, ka filluar si procedurë ku dhe u futë pacienti për herë të parë drejtë fushës magnetike dhe u vu re që, kur pozicionohet drejtë fushës magnetike, protonet e hidrogjenit të cilat ndodhen më shumicë në trupin e njeriut, kanë tendencë të krijojnë një lëvizje rrotulluese rreth vetës që është shumë e shpejtë për një fushë magnetike 1.5 tesla brenda një sekonde këto kthehen rreth 64 milionë herë rreth vetës së tyre dhe njëkohësisht kanë tendencë që të mos jenë më të përhapura por të jenë në dy plane, ose paralel me fushën magnetike e cila është dërguar drejtë pacientit, ose kundër – antiparalel.

Numri i protoneve që janë pozicionuar paralel drejtë fushës është gjithmonë më i madh, sepse është një gjendje energjike më të ulët dhe protonet kanë tendencë që të rrinë në një gjendje energjie më të ulët.

Duke qenë që numri i protoneve që janë paralel me fushën magnetike është më i lartë se sa numri i protoneve që janë antiparalele, vet trupi i njeriut kthehet në një magnet i cili është paralel me fushën magnetike në të cilën është vendosur trupi i njeriut, por duke qenë që është paralel është e pamundur që të matet andaj duhet të jetë në drejtimin antiparalel, pingul me fushën magnetike që të kapet dhe mbi të gjitha duhet të jetë edhe në lëvizje, në një fushë magnetike lëvizëse që të kthehet në sinjale elektrike. I gjithë problemi është që kjo fushë magnetike të kthehet në sinjale elektrike se po që se nuk kthehet në sinjale elektrikë është e pamundur që të realizohen imazhet e brendshme të trupit.

Në rastin e Ultra Tingullit, tingujt e zërit kur kthehen përpunohen dhe kthehen në sinjale elektrikë dhe merren imazhet nga brendësia e trupit në këtë mënyre. Edhe rrezet X kapen nga detektorët dhe kthehen në një formë tjetër energjie, kthehen në sinjale elektrike dhe më pas përpunohet.

13106736_968465586607070_1338760652_o

Rezonanca Magnetike deri në vitet e 70-ta nuk ishte e mundur, sepse fusha magnetike ishte statike dhe ishte paralele më fushën magnetike në të cilën ishte future pacienti.

Në vitet e 70-ta u mendua që të jepet një rrezatim elektromagnetik në formën e radiovalës. Radiovala është në frekuencën 64 milionë herc, një lloj me të njëjtën lëvizje siç i bëjnë protonet që janë brenda fushës magnetike, protonet që janë në trupin e njeriut. Kur kjo radiovalë dërgohet drejtë protoneve i ngacmon ato, ju jep atyre energji dhe në lëvizjen e tyre rrotulluese drejtë vetës e kryejnë në të njëjtën kohë duke e dhënë mundësinë që të formohet një fushë tjetër magnetike e cila është në planë pingulë me fushën magnetike në të cilën është zhvendosur pacienti dhe për më tepër është rrotulluese, që do të thotë se edhe mund të matet edhe mund të kthehet në sinjale elektrike.

Fakti që kemi një sinjal elektrik i cili mund të përpunohet për të realizuar imazhet e trupit, bëri revolucion në vitet e 70-ta, që Rezonanca Magnetike duke u kombinuar dhe më radiovalët është në gjendje të krijojë një sinjal elektrik nga trupi i pacientit, i cili përdoret për të realizuar imazhet e organeve të brendshme dhe njëkohësisht për të kuptuar sëmundjen që po ndodh dhe sa e përhapur është ajo.

Përgatitja e pacientit për të realizuar ekzaminimin e Rezonancës Magnetike

Nuk kërkohet ndonjë përgatitje shumë specifike për pacientin. Vetëm se disa pacient nuk mund të futen në rezonancën magnetike. Janë ata pacientë të cilët kanë një implant metalik, siç janë pacientët të cilët mund të kenë një protezë, ata që kanë një pacemaker në zemër, ose ata që kanë një implant koklear brenda veshit, tek të cilët kanë përdorur material metalik me aftësi ferromagnetike që përmban hekur ose nikel, është arsyeja që këta pacient nuk mund të futën në rezonancën magnetike është sepse magneti i tërheq.

Magneti mund t’i tërheq pajisjet që janë të futura në brendësinë e trupit të pacientit duke shkaktuar dëmtimin e tyre. Ky ka qenë një problem shumë i madh në fillim të viteve 90-ta por, me avancimin e teknikës preferohet që të përdorën metale të cilat nuk kanë veti ferromagnetike të cilat nuk tërhiqen, siç është platini apo titanium. Në përgjithësi, në kohën e fundit këto 10-15 vitet e fundit, e sidomos në proteza të cilat përdorin ortopedët në operacionet e tyre, të përdorën metale që nuk kanë veçori ferromagnetike, që nuk tërhiqen nga magneti. Sidoqoftë, mjeku gjithmonë duhet të pyes pacientin se mos ka diçka metalike në trupin e tij, ndonjë implant metalik.

Por është edhe një avantazh, sepse edhe po të ketë diçka metalike, ndonjë pjesë e vogël që mund të jetë instaluar brenda trupit të pacientit dhe në qoftë se ka qëndruar gjatë në brendi të trupi të pacientit atëherë ajo pjesë e humbet vetin metalike dhe kthehet njëlloj me të njëjtat veçori që ka trupi i njeriut. Mirëpo në rast se mund të dyshojmë se a ka pacienti diçka metalike brenda trupit të tij, atëherë e bëjmë një radiografi, dhe nëse ka diçka që shkëlqen atëherë preferojmë që mos ta fusim pacientin.

Pak problematike për Rezonancën Magnetike është se kjo është një aparaturë relativisht e mbyllur dhe procedura është pak e zgjatur, mund të zgjatë nga 15 minuta deri në 2 orë. Dhe të rrish në një ambient të mbyllur në një kohë kaq të gjatë mund të jetë e patolerueshme për pacientin, sepse duhet të rrijë edhe pa lëvizur njëkohësisht. Në rast se pacienti është fëmijë apo në një gjendje paniku, atëherë mund t’i japim edhe qetësues për ta vënë në gjumë pacientin në mënyrë që ta kryejmë ashtu siç duhet ekzaminimin.

Një gjë tjetër është që përveç magnetit kryesorë brenda sistemit janë vendosur edhe disa magnet të vegjël të cilët gjatë ekzaminimit kanë tendencë të përplasen me magnetin kryesor dhe krijojnë një zhurmë bezdisëse për pacientin, por edhe kjo është diçka që mund të rikuperohet, pasi që mund të vendosen edhe kufje dhe mund të dëgjojë edhe muzikë pacienti.

Spitali Amerikan ka një Rezonancë Magnetike, me fushë shumë të fuqishme magnetike, dhe më atë pajisje jemi në gjendje që të realizojmë të gjitha llojet e ekzaminimeve, edhe atë të atyre më të vështira dhe më të komplikuarat. Në këtë mënyrë lehtëson shumë punën edhe për ne mjekët por edhe për pacientë, pasi që cilësia e imazheve është shumë e qarta dhe e pastër ku në bazë të tyre mund të vije edhe diagnoza në mënyrë shumë më të lehtë krahasuar më ndonjë aparaturë tjetër të këtij lloji.

Për cilat sëmundje përdorët Rezonanca Magnetike

Rezonanca Magnetike mund të analizojë të gjithë trupin, por më tepër është e theksuar për indet e buta. Pjesa më e madhe e trupit është e përbërë me inde të buta, në format e tjera të ekzaminimeve radiologjike, thënë më saktë me tomografinë e kompjuterizuar, indet e buta duken në një nuancë gri që është shumë e ngjashme dhe nuk bëhet dot diferencimi edhe kur është sëmurë dhe kur organi është normal i shëruar. Ndërsa rezonanca magnetike këtë pengesë e ka kapërcyer.

Në përgjithësi organet e sëmura kanë tendencë që në këtë pjesë të ketë grumbullim likidit më të madh se sa në organet që janë jo të sëmura. Rezonanca Magnetike është në gjendje që këto zona të cilat përmbajtja e likideve është e ngritur, t’i tregoj me një sinjal më të lartë. Prandaj indet e buta diferencohen shumë herë më mirë në Rezonancën Magnetike krahasuar me format e tjera të teknikave që përdor radiologjia për të përftuar imazhe të brendësisë së trupit. Rezonanca Magnetike është modaliteti kryesor për indet e buta. Rezonanca Magnetike gjithnjë e më shumë po gjen zbatim duke filluar nga koka e deri tek këmbët, është modaliteti më i mirë.

Për të gjitha sëmundjet që prekin sistemin nervor, Rezonanca Magnetike është modaliteti më mirë, madje për sëmundjet e trurit nga ato më të komplikuarat është në gjendje që t’i kapi, përmendim rastin e infarktit në tru që Rezonanca Magnetike e kapë që në momentet e para kur ajo ndodh. Mirëpo, jo vetëm këtë lloj sëmundje të trurit Rezonanca Magnetike është e nevojshme, por edhe për sëmundjet e tjera që mund të lidhen me sistemin nervor duken shumë herë më pastër dhe shumë herë më qartë në Rezonancën Magnetike.

Mirëpo edhe për strukturat e qafës, gjëndrat e pështymës ose strukturat e fytit, laringsi, kordat vokale, me një fjalë për të gjitha sëmundjet që prekin indet e buta, diferencimi bëhet shumë më mirë në Rezonancën Magnetike krahasuar me modalitetet e tjera që disponon fusha e radiologjisë.

13091595_968466476606981_664793024_o

Sa është e rrezikshme Rezonanca Magnetike

Shumica e pacientëve e mendojnë Rezonancën Magnetike si një ekzaminim që përdor rrezatime. Kjo nuk është e tillë. Përdoret fusha elektromagnetike dhe radiovalët, nuk hynë në grupin e ekzaminimeve që përdorën rrezet X të cilat vërtetë janë të dëmshme, mirëpo Rezonanca Magnetike këto veti nuk i ka. Nuk është kuptuar ende deri në ditët e sotme se çfarë efekti ka në qelizat e brendshme të trupit, dihet që ka një tendencë që të krijojë rritje të lehtë të nxehtësisë në qelizat e trupit për faktin që kur radiovala dërgohet drejtë protoneve të hidrogjenit ju transporton këtyre protoneve energji, duke qenë në të njëjtën frekuencë, prandaj është edhe termi Rezonancë – aftësia e trupave që lëvizin me të njëjtën shpejtësi që janë në të njëjtën frekuencë të shkëmbejnë energji.

Nxehtësia e lehtë që ndihet në trupin e njeriut është e papërfillshme dhe thuajse fare nuk ndjehet nga pacienti dhe nuk i pengon proceset metabolike dhe biologjike që ndodhin në trupin e njeriut, por fare pa efekte nuk mund të themi që është, por nuk është aq e dëmshme sa teknikat që përdorin rrezet X.

Rezonanca Magnetike për grat shtatzëna preferohet të mos bëhet për shkak se mund të dëmtohet fetusi, për veç nxehtësisë që krijohet në trupin e njeriut mund të ketë edhe efekte të tjera të cilat deri në ditët e sotme nuk janë zbuluar, vetëm për këtë grup nuk preferohet të bëhet ndërsa për grupet e tjera mund të bëhet fare pa problem.

E ardhmja e Rezonancës Magnetike

Në të gjitha modalitetet e radiologjisë Rezonanca Magnetike është ajo e cila po avancohet gjithnjë e më tepër. Arsyeja kryesore është sepse Rezonanca Magnetike përveç diferencimit të indeve të buta që e bënë shumë herë më mirë. Përgjithësisht modalitetet radiologjike tregojnë anatominë e trupit. Rezonanca Magnetike e sidomos sekuencat e reja janë në gjendje që të analizojnë edhe mënyrën se si po sillen qelizat, se si bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, janë në gjendje të analizojnë edhe fiziologjinë, marrëdhëniet në mes të qelizave, ekzaminimet e tjera radiologjike këtë nuk e bëjnë të mundur. Rezonanca Magnetike sidomos viteve të fundit po shpiken frekuenca të reja të cilat edhe në këtë pikë janë të gjendje të të japin rezultat. Si shembull marrim një formë të Rezonancës Magnetike, një degëzim i saj që quhet Spektroskopia.

Disa sëmundje radiologjike në Rezonancën Magnetike japin të njëjtën pamje dhe nuk mund të diferencohen dot, p.sh një infeksion i rëndë i trurit mund të ngatërrohet shumë lehtë me një tumor agresiv. Që të dy mund të japin të njëjtën pamje, radiologjikisht është e pa mundur që ta diferencosh dot, e sekuenca e re – Spektorsopinë, kjo është në gjendje që të mas nivelin e disa molekulave të caktuara në pjesën e sëmurë, dhe duke matur nivelin e tyre, pikërisht për faktin se kolina është një metabolit në tru e cila ndodhet nëpër qelizat membranore dhe rritet në rastet kur qelizat shumohen shpejtë, siç janë në rastet e tumorit .

Pikërisht duke analizuar këtë rritje të kolinës, e cila në apcesin e trurit nuk ndodh por në proces tumoral ndodh, jemi në gjendje megjithëse radiologjikisht duket i njëjtë si tumori si apcesi, nëpërmjet Spektroskopisë faktin që kupton një kolon të rritur mund të bësh edhe diagnozën diferenciale.

E ardhmja që shpresojmë të jetë është që ta kapi procesin patologjikë në nivel qelizor që edhe trajtimi të bëhet shumë herë më i shpejtë dhe më i thjeshtë. /Telegrafi/