LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Ministrat serbë mund të vijnë vetëm me ftesë në Kosovë

Selimi: Ministrat serbë mund të vijnë vetëm me ftesë në Kosovë

Kosova ka aplikuar masa ndalese të hyrjes në territorin e saj për disa nga funksionet ministrore të Serbisë.

Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm dhe Mbrojtjes së Serbisë, të cilëve u është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës përderisa nuk kanë ftesa zyrtare. Kështu thuhet në një vendim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës i cili është nënshkruar nga ministri në detyrë Petrit Selimi.

Selimi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim është marrë pasi që zyrtarët që deri tash kanë hyrë në Kosovë me leje, kanë keqpërdorur mundësinë që u është dhënë nga Qeveria e Kosovës.


Veç tjerash, Selimi ka deklaruar se një vendim i tillë është marrë edhe për faktin se drejtuesit në ministritë përkatëse janë duke bërë fshehjen e krimeve të luftës që janë bërë në Kosovë nga Serbia.

“Edhe Ministria e Mbrojtjes edhe ajo Brendshme, janë duke luajtur rol destruktiv dhe sabotues me gjetjen dhe dënimin kryerjes të krimeve të luftës në Kosovë. Prandaj, ne kemi vendosur dhe kam vënë nënshkrimin javën e kaluar që bartësit e funksioneve të ministrive të përmendura, nuk kanë më të drejtë të hynë në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, ministrat e atyre institucioneve mund të hyjnë në Kosovës vetëm nëse kanë ftesa nga homologët e tyre kosovar.

Ministri në detyrë, Selimi, ka deklaruar po ashtu se vendimet e tilla nuk mund të ndikojnë në vazhdimin e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky vendim është bërë edhe me Brukselin edhe me partneret ndërkombëtar, dhe mendoj se ka mirëkuptim që zyrtarët të cilët i takojnë aparatit represiv edhe nuk kanë kurrfarë roli në implementimin e marrëveshjes se Brukselit, nuk kanë çka të kërkojnë në territorin e Kosovës”, ka thënë Selimi.

Analisti politik Driton Selmanaj, konsideron se ky vendim nga institucionet e Kosovës është i vonuar, pasi që sipas tij, Kosova është dashur ta merr një vendim të tillë shumë me herët.

Selmanaj thekson se zyrtarët serb sa herë që janë lejuar të hyjnë në Kosovë kanë keqpërdorur mundësinë dhe kanë rritur tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Ka ardhur koha kur ne duhet të kemi një reciprocitet të gjithanshëm, sepse ne po e shohim që as kryeministri ynë dhe asnjë ministër pothuajse nuk arrijnë ta vizitojnë, për shembull Luginën e Preshevës. Ne shohim se sa pengesa të mëdha na vendosin ata. Ata thirren gjithmonë në ligjet e tyre, kurse kur vijnë ata tek ne, sikur jemi tolerant ose mundohemi të tregojmë një zemërgjerësi shpeshherë edhe të pakuptimtë”, ka deklaruar Selmanaj.

Ai konsideron se krahas deklaratave të zyrtareve të Siberisë që vinë në Kosovës dhe kanë dhenë prononcime provokuese, institucionet e vendit duhet të shohin edhe veprimet e ministrat të Kosovës nga radhët e komunitet serbe që marrin pjesë në tubimet që organizohen nga partitë politike të Serbisë.

“Është e pa kuptueshme dhe jo logjike, po supozoj zëvendëskryeministri i Kosovës, të shkojë në një tubim dhe thotë ‘Kosova është Metohi, Kosova është pjesë e Serbisë’ dhe vjen në punë si zëvendëskryeministër i Kosovës. Kjo është një lloj hipokrizie. Mendoj që duhet të kemi një moment kur duhet të fillojmë në ndërrimin e qasjes dhe kulturës se si kemi udhëhequr deri më sot. Kosova është shtet”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, autoritetet e Kosovës javët e fundit kanë ndaluar hyrjen në Kosovë të ultranacionalistit Vojisllav Sheshel dhe disa zyrtarëve të tjerë të Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori