LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike: Televizorët e vjetër të dërgohen në qendra grumbulluese, e jo tek ‘blej gjëra të vjetra’

Oda Ekonomike: Televizorët e vjetër të dërgohen në qendra grumbulluese, e jo tek ‘blej gjëra të vjetra’

“Qytetarët të mos u shesin mbeturina elektronike personave që “blejnë gjëra të vjetra” për 100 denarë, por falas t’ua dërgojnë qendrave të grumbullimit të komunës së tyre ose ta kthejnë në dyqanet gjatë blerjes së pajisjeve të reja”, apelon Asociacioni për lëndë sekondare dhe ricikluese në Odën Ekonomike të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Përgjegjësi më të madhe në lidhje me mbetjet elektronike dhe elektrike e kanë prodhuesit, por jo edhe më e vogël është edhe për tregtarët, si dhe konsumatorëve. Tani për tani marrëveshje për shitje, marrëveshje për dorëzim të mbeturinave, kanë lidhur më shumë se gjysma e grumbulluesve të regjistruar në vend, nga të cilat janë firma më të mëdha. Te ndërmarrjet më të vogla ende ka rezistencë, më së shumti për shkak të çmimit që duhet të paguhet”, theksoi Fana Hristovska nga Asociacioni. /Telegrafi/