LAJMI I FUNDIT:

Rama: PD-ja u solidarizua me thirrjen “merrni armët!”

Rama: PD-ja u solidarizua me thirrjen “merrni armët!”

Kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të PS-së, ku deklaroi se Asambleja e partisë mbështeti listën e dalë nga kryesia, ku sipas tij, çdo njësi është e përfaqësuar.

Kreu i qeverisë e nisi mbledhjen me një falënderim për Namik Doklen, i cili nuk pranoi të ishte më në kryesi duke i hapur rrugë të rinjve. “Falënderoj për atë që ka dhënë në 25 vjet, shokun tonë Namik Dokle, edhe pse i hapi rrugën më të rinjve. Mirëpres me shumë respekt përzgjedhjen e bërë nga Asambleja Kombëtare. Puna e Kryesisë do të nisë të hënën e ardhshme pasi është përgatitur mbledhja e çeljes. Ne nuk duhet të humbasim asnjë minutë me vijimin e anëtarësimeve të reja, si dhe me dialogun e ri me Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Shefi i ekzekutivit theksoi se është hapur kantieri më i madh i reformave dhe ka nisur puna për të bërë shtet. “Kemi hapur gjatë këtij mandati kantierin më të madh të reformave dhe kemi nisur punën më serioze për të bërë shtet. Kemi bërë reformë të pronës me një zgjidhje konkrete pas një çerek shekulli premisa vetëm për më shumë ngatërresa. Kemi bërë reformë të sistemit fiskal për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe për ti hapur rrugë rritjes ekonomike. Kemi bërë reformë në sistemin energjetik për të kaluar nga një sistem i falimentuar, në një sistem që krijon kushtet për të gjeneruar mirëqenie”, tha kryeministri.


Rama nuk la pa komentuar bojkotin 10-ditor të PD-së ndaj Kuvendit, duke theksuar se selia blu u solidarizua me thirrjen për të rrëmbyer armët. “PD-së i mungon vullneti për të bërë reformën në drejtësi. Masës së marrë nga Kuvendi i Shqipërisë për të mos lejuar për 10 ditë atë që bëri thirrje për marrjen e armëve, PD-ja iu përgjigj me bojkot 10 ditë të punimeve të kuvendit, në solidaritet të plotë me thirrjen merrni armët që të mbroheni nga reforma në drejtësi. E gjithë përpjekjes për të kriminalizuar qeverisjen i është shtuar edhe nevoja e brendshme gjithmonë e më therëse për të penguar me çdo kusht reformën në drejtësi”, tha Rama. Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori