LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ka befasuar legjendën e basketbollit

Prishtina ka befasuar legjendën e basketbollit

Bogdan Tanjeviq ka mbetur i befasuar me paraqitjen e Sigal Prishtinës në ndeshjen e dytë finale të Ligës Ballkanike në basketboll.

Tanjeviq, që vlerësohet legjendë e basketbollit evropian, ka ndjekur nga afër ndeshjen e fundit të edicionit të Ligës Ballkanike, të luajtur më 20 prill në Tivar në mes të Mornarit dhe Prishtinës. Fitoi Mornari, por Prishtina e fitoi titullin pasi kishte fituar më thellë ndeshjen e parë të luajtur në Kosovë.

Tanjeviq, 69-vjeçar, aktualisht është përzgjedhës i Malit të Zi. Ai ka lindur në Mal të Zi, ndërsa ka një jetë në basketboll, përcjell Koha Ditore.


“Jam vërtet i befasuar me kualitetin e Sigal Prishtinës. Natyrisht se e kam njohur Mornarin dhe kam menduar se është skuadra më e mirë në Ligën Ballkanike. Është hera e parë që e shoh Prishtinën dhe mund të them se është skuadër e shkëlqyeshme me lojtarë të shkëlqyeshëm. Kam njohur vetëm Dardan Berishën nga koha e tij me përfaqësuesen e Polonisë dhe ai është lojtar ofenziv fantastik”.

“Amerikanët e Prishtinës janë po ashtu shumë të mirë. Prishtina ka qendër të shkëlqyeshme dhe plejmejkerin e ka lojtar për skuadër”, ka thënë Tanjeviq gjatë ndeshjes finale, ka njoftuar sajti i Ligës Ballkanike.

Tanjeviq ka edhe shtetësi të Italisë, Bosnjës dhe Turqisë..

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kalo në kategori