Nëse jeni dembelosur ju, janë dembelosur edhe zorrët tuaja dhe pikërisht kjo është arsyeja përse shpesh keni dhembje në stomak, dhe gjithnjë e më rrallë shkoni në tualet!
Minimumi që mund të bëni për veten dhe për traktin tuaj digjestiv është që të dilni çdo ditë në shëtitje, së paku gjysmë ore, transmeton Telegrafi.
Nëse problemet me kapsllëkun i keni më të theksuara, patjetër duhet të bëni më shumë përpjekje, të vozitni biçikletën, të ecni shpejt, të vraponi, të notoni apo të bëni gjimnastikë. Lëvizja ndihmon vetëm nëse muskujt e barkut janë mjaft të angazhuar.
Ushtrime të lehta çdo ditë
Shtrijuni në shpinë dhe, derisa merrni frymë, ngrini këmbët sa më shumë, duke u mbajtur me duar për kërdhokulla. Merrni frymë fuqishëm nga barku, dhe pastaj nxirrni frymën dhe relaksohuni. Lëshoni këmbët poshtë dhe pushoni.
Ushtrimin përsëriteni edhe dy herë. Këtë ushtrim mos e bëni nëse keni shtypje të lartë të gjakut.Edhe pompat janë zgjedhje e shkëlqyeshme. Pompat thjesht u bëjnë masazh zorrëve. Filloni me 5 – 10 pompa dhe çdo ditë shtojeni numrin së paku për një. Nga 15 – 20 pompa në ditë dhe me ushqim të drejtë do të zgjidhni këtë problem të madh.
Masazhet e suksesshme dhe kompresat
Shumë herë në ditë me lëvizje rrethore bëni masazh pjesës përreth kërthizës, në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës. Ky masazh ndikon suksesshëm në trup, dhe ndihmon në rast të zbrazjes së çrregullt të zorrëve.
Vendosja reciproke e kompresave të ngrohta dhe të ftohta në stomak mund të nxisë punën e zorrëve. Njomeni peshqirin në ujë të ngrohtë, shtrydheni, mbulojeni me të stomakun dhe lëreni ashtu tre minua, pastaj zëvendësojeni me peshqirin e njomur në ujë të ftohtë, i cili mbahet një minutë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?