LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Siri

SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Siri

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vendosur të dërgojë deri në 250 trupa ushtarake në Siri, për t’u ndihmuar forcave lokale në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Obama zyrtarisht do ta bëjë të ditur vendimin gjatë fjalimit të sotëm në Gjermani.

Lufta kundër Shtetit Islamik ishte tema kryesore e diskutimeve ndërmjet Obamës me liderët e Arabisë Saudite, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.


Ky veprim do të ndikonte dukshëm në rritjen e pranisë amerikane në vendin e goditur nga lufta civile.

Rreth 50 forca të operacioneve speciale veçse janë duke vepruar në Siri. Nuk është bërë e qartë se nga shifra prej 250 trupave sa prej tyre do të jenë forca speciale, transmeton Evropa e Lirë.

Shteti Islamik kontrollon qytetet e Mosulit në Irak dhe Rakas në Siri, dhe përbën kërcënim të mundshëm gjithandej, pas marrjes së përgjegjësisë për sulmet terroriste të nëntorit në Paris dhe të marsit në Bruksel.