LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e pakënaqur me Tesla Model X

Pronarët e pakënaqur me Tesla Model X

Byron Deeter ishte një nga pronarët e parë të Tesla Model X, por sot ai ktheu në përdorim Jeep Rubikonin e tij, pas shumë problemeve në softwarin e Teslës.

Problemi i parë ishte se dera e shoferit nuk hapej nga jashtë. Pastaj dera anësore e shoferit nuk mbyllej. Ai mund ta mbyllte manualisht, por makina nuk e njihte derën si të mbyllur dhe atij i duhej të voziste duke e mbajtur derën e mbyllur.

Ditën tjetër frenat emergjentë angazhoheshin automatikisht, pa nevojë, dhe dritarja anësore e shoferit nuk mbyllej plotësisht.


“Kjo mendoj se e ka të bëj me probleme në software, por ndoshta është një kombinim i kësaj dhe dështimit të sensorëve”, tha Deeter për Future.

Deeter ka dërguar email në tri adresa të ndryshme për shërbim të klientit të listuara në faqen e internetit Teslës, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Deeter nuk është i pari që ka probleme me Modelin X të Tesla. Të martën është raportuar që shumë pronarët të këtij modeli kanë dërguar mesazhe me ankesa, përderisa kompania nuk ka komentuar rreth kësaj çështje. /KosovaPress/