Bardhyl Canolli i Prishtina Racing Team është fitues i garës së parë në kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm. Gara e disiplinës rrethore u zhvillua në Gjakovë dhe u përcoll nga mijëra dashamirë të auto sportit.
“Sigurisht që jam i kënaqur për këtë fitore, pasi e nisa kampionatin e ri në mënyrën më të mirë. Mirëpo, për të arritur deri te fitorja nuk ka qenë e lehtë, pasi duhet theksuar se kam bërë investime të mëdha në veturë, ndërsa edhe konkurrenca sivjet është mjaft e fortë. Megjithatë, mua më pëlqejnë sfidat dhe besoj që edhe në garat e ardhshme do të kem rezultate të mira”, ka thënë Canolli pas përfundimit të garës, për të cilin duhet theksuar se vetëm në pushimin ndërmjet dy kampionateve i ka investuar mbi gjashtëmijë euro në veturën e tij.
Ai në cak arriti për kohën 2.41.215 minuta. Konkurrenca ka qenë e fortë pothuaj në të gjitha kategoritë, sepse pas pranimit të FASK-ut në FIA, automobilistët tanë kanë bërë gjithçka që është në mundësitë e tyre për t’u prezantuar sa më mirë.
Në fakt edhe vetë gara pati risi në krahasim me kampionatin e kaluar, pasi kategorizimi i veturave ka pësuar ndryshime dhe tani është plotësisht në përputhje me rregullat e FIA-s. Edhe zyrtarët e FASK-ut janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e garës, e cila përfundoi pa asnjë incident.
Rezultatet:
Klasa e parë:
- Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 2.59:248
- Refki Jakupi (Yugo – Prizreni D&G) +03.834
- Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +06.401
Klasa e dytë:
- Alban Berisha (Suzuki – Prizeni D&G) 2.52:713
- Korab Bajraktari (Peugeot – Ferizaj) +00.286
- Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +10.871
Klasa e tretë:
- Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) 3.05:073
- Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) +00.220
- Gazmend Kadriu (Suzuki – Ferizaj) +01.084
Klasa e katërt:
- Gaspër Kaqinari (Yugo – HCR Gjakova) 2.50:228
- Henri Manushi (Honda – DDA) + 00.673
- Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) +03.183
Klasa e pestë:
- Faton Rama (Renault – Prishtina RT) 2.45:849
- Milot Shaqiri (Peugeot – HCR Gjakova) +10.044
- Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +20.107
Klasa e gjashtë:
- Burim Asllani (Peugeot – Ferizaj) 2.52:666
- Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +07.626
Klasa e shtatë:
- Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 2.44.601
- Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +10.269
- Art Gjoka (Seat – Gjakova 137) +10.881
Kategoria e tetë:
- Visar Mullazenuni (Golf – Gjakova 137) 2.52:281
- Besart Pruthi (Omega – Gjakova 137) +09.362
Kategoria e nëntë:
- Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 2.41:215
- Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02.903
- Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +04.981
Plasmani i përgjithshëm:
- Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 2.41:215
- Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 2.44.601
- Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02.903
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Jaguar publikon pamje të konceptit të ardhshëm
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Po vjen vetura elektrike e Renault Megane
Përvoja unike e Lorikës për veturat e përdorura me garancion!
Mazda Miata merr një dukje të merituar pas gjashtë vitesh e parkuar në hambar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë