LAJMI I FUNDIT:

Hoti: 3.6 për qind ishte rritja ekonomike për vitin e kaluar

Hoti: 3.6 për qind ishte rritja ekonomike për vitin e kaluar

“Pavarësisht sfidave të brendshme politike dhe pasigurisë së jashtme ekonomike që karakterizuan vitin 2015, ekonomia e Kosovës është rritur me 3.6 për qind, që është rritja më e lartë në rajon. Treguesit kryesorë ekonomik sugjerojnë se ekonomia e Kosovës është vendosur në një trend afatgjatë të rritjes, pasi rritja po vjen nga sektori privat dhe nga prodhimi”, ka thënë Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Investimet e jashtme gjatë vitit 2015 kanë qenë mbi 320 milionë euro, krahasuar me 151 milionë euro gjatë vitit 2014”, ka thënë Hoti.

Më tej, ministri ka thënë se kreditimi i sektorit privat ka pasur rritjen më të lartë në tri vitet e fundit, me një rritje vjetore prej 7.5 për qind. Ndërkaq, sipas tij, norma e interesit për kredi ka rënë në rreth shtatë për qind, krahasuar me 10 për qind sa ka qenë një vit më parë.


Kreditë e këqija, sipas Ministrit të Financave, kanë rënë nën 6 për qind, krahasuar me mbi 8 për qind sa kanë qenë një vit më parë.

“Pavarësisht kësaj, disbalancet në tregtinë e jashtme vazhdojë të mbeten sfidë për ekonominë tonë. Deficiti tregtar i lartë është i paracaktuar nga baza eksportet e ulëta dhe të koncentruar, ndërsa importet kryesisht përbëhen nga mallrat e konsumit të cilat mund të zëvendësohen nga prodhimi vendas”, ka thënë Hoti.

Në fund, ai ka përmendur edhe disa masa fillestare të cilat tha se janë vënë në vend për të adresuar këtë sfidë afatgjatë për ekonominë tonë.

Këto masa përfshijnë:

(i) skemën për garantimin e kredive që tani është themeluar, e cila do të ulë rrezikun për bankat dhe si rezultat bankat do të lëshojnë më shumë kredi dhe me kushte më të volitshme;

(ii) mbajtja e subvencioneve të larta në bujqësi për të mundësuar rritjen e prodhimit vendor dhe rrjedhimisht uljen e importit të madh të produkteve bujqësore;

(iii) zgjerimin e listës së imputove që lirohen nga TVSH dhe dogana me rastin e importit dhe koncentrimi në sektorë konkurrues.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori