LAJMI I FUNDIT:

Videoja që tregon se si trajnoheshin femrat e UÇK-së, është bërë në Breshancë: Ja kush është heroina e AP-së (Video)

Videoja që tregon se si trajnoheshin femrat e UÇK-së, është bërë në Breshancë: Ja kush është heroina e AP-së (Video)

Një video e bërë nga AP gjatë luftës së fundit në Kosovë, është rikthyer sërish në vëmendjen e qytetarëve të Kosovës.

Por, gjatë transmetimeve të saj në media, është thënë se ajo është bërë në Aqarevë të Skenderajt.

Në fakt, videoja është bërë në fshatin Breshancë të Suharekës.

Telegrafi mëson se një nga luftëtaret në video, që i jepet më shumë hapësirë, është Pranvera Balaj nga Doberdolani i Suharekës. Pas ushtrimeve, ajo kthehet në vendlindje, në fshatin ku UÇK doli publikisht për herë të parë në prillin e vitit 1998, tek lagja e Balajve.

“Tradita shqiptare ka shumë rrëfime të heroinave luftëtare që shkojnë në luftë krah burrave. Nuk është çudi se gjenerata e re vazhdon të ndjek këtë traditë”, thuhet në përshkrimin e videos së bërë më 1998.

Pranvera, e cila i është bashkuar radhëve të UÇK-së që në fillesat e luftës, pas luftës ka qenë police e gjeneratës së parë të pasluftës në Kosovë. Sot me familjen e saj të ngushtë jeton në Norvegji. /Telegrafi/

Videoja që tregon se si trajnoheshin femrat e UÇK-së, është bërë në Breshancë: Ja kush është heroina e AP-së – http://telegra.fi/JfjvMU

Posted by Telegrafi.com on Sunday, April 24, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori