LAJMI I FUNDIT:

Nuk kam kohë për ty…

Nuk kam kohë për ty…

Fëmijët, puna, miqtë…Të (ri)vësh partnerin në plan të parë, sa e rëndësishme është? Tek e fundit, çfarë do të thotë t’i japësh prioritet dyshes?

“Të angazhuar për të kënaqur nevojat jo gjithnjë të vetëdijshme, gratë dhe burrat e sotëm kanë më pak kohë për reciprocitet dhe empati” vëren sociologu Zygmunt Bauman duke hyrë në intimitetin e shtëpive tona.

Por, arsyet e vërteta të angazhimit të pakët ndaj partnerit jo gjithnjë janë të lidhura me dëshirën për realizimin e vetes. E mandej, jo gjithnjë partnerët largohen pikërisht sepse në mes hyjnë fëmijët.


Por ky është edhe një moment kur intimiteti fillon të ngjallë frikë dhe sjell me vete rrezikun e një “shkëputjeje” progresive të fshehur pas arsyeve të ndryshme…

phone_3007001b

1.“S’kam kohë për ty, kam shumë punë”

Sot edhe për gratë karriera është bërë një instrument themelor për të gjetur një sens të kompletimit dhe realizimit dhe për t’i mundësuar vetes paratë e nevojshme për një standard të caktuar jete. Është shumë më e thjeshtë që ta marrësh partnerin në telefon dhe t’i thuash se do të vonohesh sesa t’i thuash shefit se punën urgjente mund ta mbaroj nesër gjatë orarit të punës. Por nuk mbaron këtu. Pas një ditë stresante, gjithë tensioni i grumbulluar shkarkohet mbi partnerin. Pse sillemi në shtëpi në një mënyrë që në punë nuk do të silleshim kurrë?

Në të vërtetë, në shtëpi nuk kemi asnjë stimul për të qenë “profesionalë” siç jemi në punë. Dhe nuk na ndihmon as miti fals sipas të cilit partneri na mbështet kur jemi të lodhur, të acaruar ose pak komunikues. Ndërsa në zyrë kritika shprehet mbi një detyrë specifike, nuk vihemi në krizë si persona. Sidoqoftë kritika na ndihmon të rritemi. Në shtëpi përkundrazi, kritika tingëllon si një gjykim tërësor mbi ne

2.“S’kam kohë për ty, duhet të dal me miqtë”

Në disa çifte ndodh që me pretekstin për të mbajtur gjallë miqësitë respektive përjashtohet progresivisht nga jeta, partneri. Problemi bëhet më i madh kur e gjithë sjellja jonë e bën partnerin të ndihet i përjashtuar.

Nëse një çift nuk kalon kohë të mjaftueshme në intimitet, do ta ndërtojë më vështirësi besimin e nevojshëm derisa secili, pastaj, mund të vijojë me një jetë më autonome. E megjithatë, shumë beqarë pas pretekstit të miqësive mbajnë distancë sigurie me partnerët. Por kjo distancë s’e ndihmon aspak marrëdhënien, përkundrazi, mund të interpretohet si mungesë interesi apo sipërfaqësi. Ja pse në çdo fazë të marrëdhënies të ndodhemi duhet të vihet gjithnjë partneri në plan të parë. Natyrisht ka raste në të cilat duhet lënë që partneri t’i kushtohet miqve që kanë nevojë për të dhe jo vetëm.

Woman-in-an-office-2809238

3.“S’kam kohë për ty kam nevojë të merrem me veten”

Të investosh kohë në zhvillimin vetjak është shndërruar në një prej preokupacioneve themelore të jetës moderne. Por angazhimet e tepërta vetjake apo hobet e tjera mund të kenë pasoja negative në çift sidomos nëse përdoren si arsye për t’iu shmangur partnerit.

Koha për të kaluar në vetmi është shumë e rëndësishme për secilin partner, por përfshirja në aktivitetet që e përjashtojnë tërësisht tjetrin mund të ketë efekt shkatërrues për çiftin. Është më mirë të zgjidhen disa angazhime që nuk zgjasin shumë ose aktivitete të përbashkëta…

4.“S’kam kohë për ty po merrem me fëmijët”

Është alibia më e vështirë për t’u kundërshtuar dhe më e rrezikshmja nëse i kundërvihesh. Por ç’përgjigje t’u japim atyre prindërve që ndjejnë nevojën për të thënë: “Po unë?”

Por, të përdorësh fëmijët si amortizator mes prindërve është e dëmshme edhe për ta: nëse nuk e kanë mundësinë t’i shohin prindërit duke u zënë dhe u pajtuar pastaj, nuk mësojnë t’i tregojnë dëshirat e tyre ose mospajtimet, shkruan revista Psikologji. Fëmijët në të vërtetë nuk identifikohen vetëm me një prind por me marrëdhënien që ekziston mes të dyve.

Rrëzojini alibitë

Në bazë të të gjitha justifikimeve për të larguar partnerin është një ndjenjë: frika. Por pse kemi frikë nga një person që e duam, na do dhe kërkon më të mirën për ne?

Në fakt, na do të mirën, por njëkohësisht, askush nuk është në gjendje të na lëndojë më shumë se sa vetë partneri ynë. Kështu me një dorë e largojmë më një dorë e afrojmë. Dhe ndonjëherë shkaktojmë akoma më shumë dhimbje.

Fotolia_88193099_Subscription_Monthly_M

Për tu përmirësuar ekspertët këshillojnë:

-Kërkojeni në të shkuarën tuaj origjinën e frikërave tuaja për të jetuar më qetësisht në çift. Ndoshta nuk e keni pranuar ende divorcin e prindërve tuaj? Ose ndoshta keni pasur një histori të pafat dashurie në adoleshencë? Si ndikojnë këto ngjarje në jetën tuaj të tanishme?

– Shpjegojani partnerit tuaj që ndonjëherë hijet e së shkuarës e turbullojnë mënyrën tuaj të të qenit në çift. Në këtë mënyrë ai do ta dijë që, në momente të caktuara, duhet të jetë i matur me ju.

– Rikalibroni jetën tuaj. Bëni një hartë të gjërave që ndani: partneri, fëmijët, puna, miqtë, ju vetë. Dhe pastaj bëni një hartë tjetër se si ju do të dëshironit t’i ndanit gjërat. A mund të gjeni një model të ndërmjetëm? /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Kalo në kategori