LAJMI I FUNDIT:

Fustanet e instalacionit të “Mendoj për ty”, së shpejti në Afrikën e Jugut

Fustanet e instalacionit të “Mendoj për ty”, së shpejti në Afrikën e Jugut

“Siria, Afganistani, Bosnja ose Ruanda janë vende ku dua që instalacioni im artistik të shfaqet dhe të tregojë historinë e grave të dhunuara.

Instalacionin unë e shoh me kryefjalën dhunë seksuale, dhe kudo ku viktimat janë duan të mishërohen me këtë instalacion” ka treguar Xhafa.

“Mendoj për ty” është nismë e Alketa Xhafës, që megjithatë nuk merret vetëm me gratë e dhunuara në Luftën e fundit në Kosovë. Artistja që bëri bujë me mbledhjen e rreth 5 mijë fustaneve nga e mbarë Kosova për ti vendosur më pas ato në Stadiumin e qytetit në Prishtinë, thotë se kauza është globale dhe se do të donte që botërisht të organizohej diçka e tillë.


fanell

|“Siria, Afganistani, Bosnja ose Ruanda janë vende ku dua që instalacioni im artistik të shfaqet dhe të tregojë historinë e grave të dhunuara. Instalacionin unë e shoh me kryefjalën dhunë seksuale, dhe kudo ku viktimat janë duan të mishërohen me këtë instalacion” ka treguar Xhafa për KultPlus. Ajo po qëndron në Prishtinë pasi mbrëmë dokumentari “Making of “Thinking of You” është shfaqur në kuadër të PriFilmFest – Festivalit që po vazhdon me filma dhe me panele diskutimi në kryeqytet, transmeton kultplus.

Oferta e parë duket se ka ardhur. Afrika e Jugut është destinacioni i radhës ku instalacioni “Mendoj për ty” do të zërë vend. Fustanet, që për momentin janë në qytetin e Pejës, do të provohet të shkojnë në këtë pjesë të botës, ku nuk ka munguar për vite me radhë gjenocidi, dhuna ndaj grave, vrasja, poshtërimi, skllavëria dhe rritja e numrit të viktimave.

prija 1

Mbrëmë pasi ajo shfaqi dokumentarin në Prishtinë, dikush nga Afrika e Jugut i tha se do të bëjë çmos që iniciativa e tillë të udhëtojë edhe në këtë anë.
“Edhe atje janë të njëjtat probleme me dhunën seksuale. Po pres kontakte rreth kësaj çështje” shton Xhafa.

“U ndava shumë e kënaqur me dhënien e dokumentarit. Dokumentari është politik dhe më pëlqen që ka nisur të shfaqet në plot vende. Arti im lidhet gjithmonë me memorien, dhe mendoj se është mirë që sa më shumë audiencë ta shoh këtë dokumentar” tregon artistja.

Ajo rikujton fëmijërinë e saj, kur vizitonte pajtimet e gjaqeve nëpër Kosovë. Ajo i përket gjeneratës që u privua nga liria e shprehjes dhe u rrit me këtë mohim.

Megjithatë, Alketa si artiste ka synime të tjera me këto fustane. Fustanet e “Mendoj për ty” janë në numër të madh dhe ajo thotë se prej kohësh e ka menduar idenë e një skulpture, për të cilën mendon se ka ardhur koha të bëhet diçka.

prija 2

“Prej fillimit kam thënë që dua të bëhet një skulpturë, nuk duhet humbet krejt mundi. Skulptura dua të jetë minimaliste, larg bronzit e gjërave tjera. Dua diçka të njomë, të butë, në xham, me drita dhe me kësi domethënie. Dhe dua të jetë interaktive, të mund publiku ta prekë dhe të jetojë afër kësaj skulpture” ka shtuar mes tjerash Xhafa.

Ideja për instilacionin me fustane që më pas u varën në Stadiumin e qytetit në Prishtinë ka ardhur krejt rastësisht nga artistja që prej vitesh jeton në Londër. Ajo nuk ka zbuluar asgjë rreth projektit të radhës, duke treguar vetëm se ka për fokus refugjatët.

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Kalo në kategori