“Premtimi është që unë të bëhem zëvendëskryeministër, por nuk kam marrë ende përgjigje. Kjo nuk varet nga koalicioni, por nga liderët e Partisë Demokratike”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për Gazetën Fjala.
Bile ai premton se me marrjen e kësaj detyre do të sjell edhe ndryshime në ekonominë e vendit, duke thënë se rritje ekonomike do të shkojë deri ne 10 për qind.
“Rritja ekonomike për 3 për qind nuk garanton se fëmijët tanë do të jetojnë më mirë se sa prindi i tyre apo si në shtete e Evropës. Unë garantoj se rritjen ekonomike do ta bëjë mbi 10 për qind”.
Ai nuk është i kënaqur edhe me punën që po e bënë aktualisht qeverisa e Kosovës. Madje është goxha kritik në çështjen e zhvillimit ekonomik.
“Unë kam thënë se zhvillimi ekonomik me këto metoda të ecjes ‘caca-caca”, nuk mund të ec. Ai që donë të bëjë zhvillim ekonomik duhet të punojë më gjatë dhe më shpejt”, shprehet Kelmendi.
Kelmendi, që drejton kompaninë ELKOS dhe rrjetin e marketeve ETC, ka treguar se biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. Madje thotë se politikës as nuk i ka parë hajrin e as sherrin.
“Mbështetja më e madhe ka qenë se nuk më kanë pengu edhe pse unë në vitet e sukseseve të mija kam qenë opozitë. Nuk kam pas asnjë tender, e as nuk kam konkurruar kurrë për një të tillë”, thotë Kelmendi.
Deputeti i PDK-së shprehet skeptik edhe me deklaratat e kryeministrit Mustafa se gjatë vitit 2015 janë punësuar 18 mijë kosovarë. Ai thotë se kjo shifër nuk po shihet në realitet.
Kelmendi në këtë intervistë ka folur edhe për punën që bëhet në ETC.
Ndryshe premtimi për pozitën zv/kryeministër, deputetit dhe biznesmenit Ramiz Kelmendi po shihet si premtimi që është obligim interesi zhvillimor, e jo detyrim.
Nëse ai mund të bëjë rritjen ekonomike mbi 10% është aftësi profesionale, eksperiencë me mbështetje të vertetuar dhe interes i zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Kelmendi gjatë aktivitetit politik ka shfaqur aftësi edhe për burimet e financimit dhe identifikimin e tyre, si burime shumë të nevojshme.
Deputeti dhe biznesmeni Kelmendi në bujqësi poashtu ka garantuar dinamika zhvillimi, duke deklaruar që nga viti 202o asnjë produkt që mund të prodhohet dhe ruhet nuk do të importohet, për çka ka siguruar në rezultat.
Kelmendi në prezantimet e veta, ka argumentuar shpesh se zhvillimi i industrive të mesme dhe të lehlta me njohuritë e tij mbeshtetet në investitorët vendor dhe kjo është nevojë emergjente.
Veçanërisht, deputeti dhe biznesmeni Kelmendi ka siguruar, prezantuar dhe garantuar rritje ekonomike për 10%, duke kujtuar se me rritjen aktuale ekonomike 3% që ka Kosova aktualisht, shtetet e rajonit do t’ i arrijë pas 10 vitesh ndërsa ato të EU-së pas rrumbullak një shekulli.
A është e mjaftueshme dhe virtyt të arrish Europen pas një shekulli?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A