LAJMI I FUNDIT:

Mercedes G-Class shndërrohet në ‘bishë’ (Foto)

Mercedes G-Class shndërrohet në ‘bishë’ (Foto)

Kompania e njohur Brabus është përkujdesur për modifikimin edhe të një modeli tjetër Mercedes G-Class, në këtë rast Brabus G850, pra fjala është për modelin Mercedes-AMG G63.

Përderisa modeli serik ka motorin 5.5-litër V8 me 571 kuajfuqi, Brabus këtë motor e ka përforcuar në rreth 6 mijë cc, ndërsa me ndihmën e dy turbo mbushësve tani ky model ka 850 kuajfuqi, transmeton Koha.net.


Gjithashtu, Brabus për G850 ka zgjedhur aerodinamikën Widestar – që përfshinë spoilerët, mbrojtësit e modifikuar, pragjet, kapakun e motorit – set të ri të rrotave prej alumini, frenat e forta Brembo, sistemin e shkarkimit të gazrave, Brabus mbajtësi i rrotës rezervë, si dhe interieri i modifikuar me lëkurë të cilësisë së lartë.