LAJMI I FUNDIT:

Peshëngritja dhe proteinat mund të shkaktojnë rënien e flokëve

Peshëngritja dhe proteinat mund të shkaktojnë rënien e flokëve

Meshkujt që bëjnë ushtrime të rregullta trupore, pa dijeninë e tyre mund ta gjejnë vetën me kokë tullace.

Sipas ekspertëve, peshëngritja në palestër mund të luaj rol kyç në humbjen e flokëve të kokës – posaçërisht nëse kombinohet me konsumimin proteinave të popullarizuara.

Sipas një teorie, ku bashkohen këta dy faktorë, ngrenë nivelin e testosteronit dhe Dihydrotestosteronit, që konsiderohen si çelës në zbrazjen e flokëve nga koka.


Kur kjo kapet për receptorët e qelizave të flokëve, bllokon marrjen e ushqimit të nevojshëm.

Me kalimin e kohës, fshikëza fillon të dobësohet dhe fija e flokut të vyshket, derisa të vdes,transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, statistikat flasin për shumë fanatikë të palestrës që ‘papritmas e kanë parë vetën pa flokë’.

Bazuar në këto fakte, kërkohet të mos konsumohen proteinat, të shmangen në masë të madhe peshëngritja dhe të bëhen ushtrime të njohura si kardio. /Telegrafi/