LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: AAK-ja dhe Nisma kanë zbutur qëndrimet ndaj Qeverisë

Çaushi: AAK-ja dhe Nisma kanë zbutur qëndrimet ndaj Qeverisë

Driton Çaushi, nënkryetar i Vetëvendosjes, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së, se është mjaft e qartë se opozita është e përçarë.

Ai ka thënë se ka një zbutje të kundërshtimit nga AAK-ja dhe Nisma, transmeton Koha.net.

“Të gjitha veprimet dhe qëndrimet e AAK-së dhe Nismës tregojnë se ka një ndarje mes opozitës, ka zbutje të kundërshtimit dhe tërheqje nga bashkëpunimi parimor për marrëveshje”, ka thënë Çaushi.


Nënkryetari i Vetëvendosjes ka thënë se ai vetë është thirrur në një takim me pozitën, por që ka kundërshtuar një gjë të tillë.

“Nuk kemi marrë pjesë në takimet me zyrtarët qeveritarë, takime të organizuara nga Naim Rashiti, i cili është i afërt me PDK-në”, ka thënë Çaushi.