LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet Vardy

Dorëzohet Vardy

Jamie Vardy ka pranuar akuzat e Federatës Angleze të Futbollit për sjelle të gabuar, pasi u nxor me karton të kuq në ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Ëest Ham.

Vardy mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e dhjetë të pjesës së dytë pasi u hodh në zonën kundërshtare dhe gjyqtari e ndëshkoi simulimin e tij me karton të verdhë.

Protesta e Vardy ndaj gjyqtarit Moss ishte aq e ashpër sa e detyroi këtë të fundit të reklamonte sjelljen e sulmuesit në protokollin e ndeshjes.


Sulmuesi i Leicester City do të mungojë në ndeshjen ndaj Sëansea për shkak skualifikimi dhe është thuajse e sigurt se do të dënohet edhe për ndeshjen tjetër ndaj Manchester United.

Vardy kishte të drejtën të dëshmonte gjatë ditës së sotme për atë që ndodhi, por lojtari është pajtuar me akuzën dhe Federata Angleze e Futbollit do të jap nesër vendimin.

Vardy është golashënuesi më i mirë i skuadrës së drejtuar nga Claudio Ranieri me 24 gola.