LAJMI I FUNDIT:

Naser Osmani: Kryesia e LDK-së nuk do të mbajë nesër mbledhje

Naser Osmani: Kryesia e LDK-së nuk do të mbajë nesër mbledhje

Në media u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e Kryesisë ku përfundimisht do ta sqarojë pozicionin e saj nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në.

Por një gjë të tillë e ka mohuar deputeti i LDK-së, njëherazi edhe anëtari i Këshillit Qendror të kësaj partie, Naser Osmani.


Osmani ka thënë për Telegrafin se nesër nuk do të ketë mbledhje të Kryesisë së LDK-së.

“Jo, nesër nuk do të ketë mbledhje të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë shkurt Osmani. /Telegrafi/