LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e shenjave të komunikacionit, rrezik për qytetarët e Çairit!

Mungesa e shenjave të komunikacionit, rrezik për qytetarët e Çairit!

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjen publike “Rrugët dhe rrugicat” para disa ditëve filloi rikonstruimin e tërësishëm të sinjalizimit rrugor në udhëkryqin “Kemal Sejfulla” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase” në të cilin do të vendoset shtylla dhe semaforë të rinj, si dhe do të bëhet riprogramimi i tyre.

Mirëpo e njëjta gjë nuk po ndodh edhe në rrugën “Ferid Murati” në këtë komunë e cila po ashtu është mjaft e frekuentuar.

Banorët e kësaj lagjeje ankohen vazhdimisht lidhur me mungesën e shenjave të komunikacionit , duke thënë që nuk ka semaforë, nuk ka vendkalime për këmbësorët si dhe vozitësit ngasin makinat shpejtë nga vetë fakti që nuk ka polic të shtrirë.


Nga Komuna Çair, Udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm, Xhingis Hani, kohë më parë sqaroi për Portalb, se kërkesa për ti vizatuar vijat për këmbësorët është bërë deri te Qyteti i Shkupit.

“E dimë se ka nevojë dhe se ka shumë popullatë tani në këtë rrugë. Ne si komunë kemi bë kërkesën deri tek Qyteti i Shkupit dhe së shpejti do të vizatohen vijat për kalimin e rrugës nga ana e këmbësorëve”, sqaron Hani.

Mirëpo kjo gjë nuk u realizua.

Kohë më parë nga Organizata Joqeveritare (OJQ), Duam Çair të Pastër gjithashtu thonë se në inboxin e faqes së tyre në rrjetin social facebook marrin thuaja se çdo ditë shkresa prej lexuesve tanë të cilat kanë të bëjnë me mungesën e disa parametrave sa i përket komunikacionit në komunën Çair! /Telegrafi/