LAJMI I FUNDIT:

Sot rrëfehet kryeprokurori Lumezi

Sot rrëfehet kryeprokurori Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta prezantojë raportin e punës së Prokurorit të Shtetit, për vitin 2015.

Prezantimi i raportit do të bëhet në ndërtesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke filluar nga ora 10:00.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumnezi, njëherësh anëtar i KPK-së, pati thënë se Prokuroria e Shtetit ka ngritur dhjetëra aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë dhe prokurorët së bashku me qytetarët presin verdiktin e drejt ndaj këtyre lëndëve.


Ai ka kërkuar nga prokurorët të tregojnë sukses në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, në të kundërtën do të ndëshkohen për mos kryerjen me sukses të punëve.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar edhe një komision mbikëqyrës i cili do të bëj vlerësimin e punës së prokurorëve të angazhuar në këtë njësit, si dhe do t’i raportoj Këshillit Prokurorial çdo tre muaj.

Lumezi ka arritur kështu që brenda buxhetit të cilin e ka KPK të sigurohen mjetet shtesë për disa muaj edhe për prokuror ët e departamenteve të krimeve të rënda, derisa të nxirret ligji mbi harmonizimin e pagave.

Ai ka thënë se në të ardhmen duhet të shqyrtohet mundësia që të rriten të ardhurat personale apo ndonjë shtesë edhe për prokurorët e departamenteve të përgjithshme.