LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: LSDM do të mbështetë çdo protestë të partive politike shqiptare

Sheqerinska: LSDM do të mbështetë çdo protestë të partive politike shqiptare

Radmilla Shekerinska, nënkryetare e LSDM-së, në përballjen që kishte me Ziadin Selen e LR-PDSH-së, në programin ”200”, në Alsat-M, tha se do të mbështeste të gjitha protestat që çojnë në ndryshimin e qeverisë, dhe si rrjedhojë edhe atë që e organizon LR-PDSH-ja. Të dy drejtuesit partiak, në programin dirket u zotuan se do të përforcojnë komunikimet për të ndërtuar strategji të përbashkët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ziadin Sela tha se partitë e tjera jashtë parlamentare e akuzuan me pa të drejtë për mosbashkëpunim, pasi ai nuk kishte marrë asnjë ftesë për takimin e fundit mes partive opozitare jashtëparlamentare. Ndërkaq, partitë e tjera jashtë parlamentare u takuan para disa ditësh në Alexander Palace.

Megjithatë, ai tha se vazhdon të jetë i hapur për bashkëpunime me ta dhe me opozitën maqedonase, por si partner i barabartë dhe jo si një subjet që kërkon diçka.

Ai bëri thirrje që në protestën e të premtes të marrin pjesë edhe subjketet maqedonase. Kështu do të tregohet barazia edhe në protesta, që sipas Selës, do të dëgjohen brohoritjet anti-qeveritare edhe në shqip./Telegrafi/