LAJMI I FUNDIT:

Gara presidenciale, kandidatët garojnë në New York

Gara presidenciale, kandidatët garojnë në New York

Kandidatët republikanë dhe demokratë në garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë janë në pritje të daljes së rezultateve të New York-ut. Ish-senatorja e këtij shteti, Hilary Klinton do të kërkojë që të përmbysë bilancin e saj negativ, pasi në nëntë garat e fundit ajo ka humbur tetë përballje kundrejt kandidatit tjetër, Bernie Sanders.

Sondazhet tregojnë se Clinton gëzon një avantazh të konsiderushëm përballë senatorit të Vermontit, megjithatë, Sanders ka treguar shpesh gjatë kësaj fushate se është i aftë që të përmbysë edhe parashikimet e bëra nga eksperëtët. Hillary Clinton, votoi së bashku me bashkëshortin e saj, ish-presidentin, Bill Clinton.

Në fjalën e saj, Clinton kërkoi mbështetjen e qytearëve duke i inkurajuar ata që të votojnë. Nga rradhët e republikanëve, favoriti kryesor është pikërisht Donald Trump.


Miliarderi gëzon një avantazh përballë rivalit të tij kryesor, Ted Cruz. Në fjalën e tij, Trump tha se është një nder i madh për të që të gjendet në New York, ndërkohë që përsëriti edhe njëherë sloganin e fushatës së tij: “Le t’a bëjmë Amerikën sërish madhështore”.

Sipas parashikimeve, Donald Trump pritet të fitojë afro 50% të votave, ndërkohë që dy kandidatët e tjerë Ted Cruz dhe John Kasich, qëndrojnë secili në kuotën e 20%-shit.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori