LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson modelet e reja të MacBook Retina

Apple lanson modelet e reja të MacBook Retina

Apple e ka lansuar linjën e re të laptopëve MacBook Retina në madhësinë e ekranit prej 12”. Modelet e reja vijnë me procesorin e ri dhe të përmirësur bashkë me ngjyrat e reja, duke përfshirë edhe ngjyrën trendi Rose Gold.

Linja e përditësuar e laptopëve 12” Retina MacBook vjen me gjeneratën më të re të procesorëve të Intel, grafika të përmirësuara, më shumë memorie dhe bateri të përmirësuar që mundëson më shumë jetëgjatësi.