Kryeministri Isa Mustafa, ka vizituar Komunën e Shtimes, ku ka takuar drejtuesit e pushtetit lokal si dhe disa biznese të suksesshme që operojnë në këtë komunë. Ai ka vizituar qendrën kopshtare “Agrocoop”, si dhe Ndërmarrjen Prodhuese “Etlinger” dhe Kompaninë për Grumbullim, Shitje dhe Distribuim të Frutave dhe Perimeve “Doni”, të cilat ndodhen në Zonën e Biznesit, Parku Teknologjik.
Pas takimit me kryetarin e Komunës, Naim Ismajli dhe përfaqësuesit e tjerë komunalë, kryeministri Mustafa tha se ekziston një bashkërenditje shumë e mirë e aktiviteteve.
“Kjo ka krijuar kushte që të mos kemi dallime sa i përket pikëpamjeve të një pushteti dhe tjetri, qoftë në ndarjen e buxhetit, qoftë në prioritete, por qoftë edhe në perspektiven e zhvillimit ekonomik dhe të zhvillimit social i cili kryesisht ndodh në komuna, por për të cilin ka përgjegjësi edhe pushteti qendror dhe pushteti lokal”, ka thënë kryeministri.
Mustafa, ka përgëzuar kryetarin për punët e mira që janë bërë në Komunën e Shtimes në shumë fusha.
“Në fushën e arsimit, shëndetësisë kemi një situatë mjaft të konsoliduar. Në infrastrukturë po ashtu. Komuna ka ardhur në situatë tash që të dijë konkretisht se çfarë ka mbetur prej atyre çështjeve. Janë disa burime që po krijojnë kriza të veçanta gjatë reshjeve, e sidomos rregullimi i shtratit të lumit dhe të disa kanaleve tjera, për të cilat Qeveria duhet të ndërmarrë hapa, edhe tani me rishikimin e buxhetit dhe me ndarje të mjeteve të veçanta. Po ashtu, ka nevojë të rishikohet ndarja e buxhetit për investime kapitale, por edhe pjesëmarrja e Asociacionit dhe kryetarëve të komunave në hartimin e Ligjit të financave lokale, i cili do të kishte kritere më të qarta sa i përket trajtimit të barabartë të të gjitha komunave me rastin e ndarjes së buxhetit”, është shprehur kryeministri.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, duke falënderuar kryeministrin Mustafa për vizitën, e ka informuar për realizimin e projekteve.
“Diskutuam për shumë çështje që kanë të bëjnë me infrastrukturën, me mundësinë e zhvillimit ekonomik, si një çështje e cila duhet të adresohet dhe u pajtuam se ne do vazhdojmë me agjendën tonë, me planet tona strategjike komunale dhe bashkërisht do të gjejmë metodat dhe mënyrat se si edhe ato ligje të cilat mund të jenë eventualisht pengesë për zhvillimin e biznesit, t’i procedojmë në institucionin e Kuvendit, me qëllim që t’i harmonizojmë dhe t’i bëjmë më të aplikueshme për ne si pushtete lokale”, tha kryetari.
Ismajli tha po ashtu se kryeministrin Mustafa e ka njoftuar edhe për investimet në infrastrukturë, por edhe për nevojën për krijimin e kushteve më të mira për zhvillim ekonomik.
“Komuna e Shtimes ka pasur investime në infrastrukturë. Shumicën e vendbanimeve i kemi lidhur me rrugë, mirëpo janë edhe disa nga projektet që bashkërisht me kryeministrin diskutuam që kanë nevojë, dhe këto investime do të fokusohen kryesisht në krijimin e kushteve më të mira për zhvillim ekonomik në zonën e biznesit, projekte të cilat do të mbrojnë tokat bujqësore, sepse vërshimet e fundit që kanë ndodhur kanë atakuar edhe komunën tonë. Ajo që është imediate është revitalizimi i shtratit të lumit, për të cilën diskutuam për të gjetur mënyrën e financimit”, tha kryetari Ismajli.
Gjatë vizitave në qendrën kopshtare “Agrocoop”, në Ndërmarrjen Prodhuese “Etlinger” dhe Kompaninë për Grumbullim, Shitje dhe Distribuim të Frutave dhe Perimeve “Doni”, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rezultatet e larta të arritura nga këto kompani duke ofruar mbështetjen e mëtejshme të Qeverisë.
“Gjatë këtij muaji ne do ta themelojmë Fondin për Garantim të Kredive, përmes së cilit mund të përfitojnë të gjitha bizneset private sa i përket garantimit të një pjesë të kredisë, përkatësisht të kolateralit për të cilin hyjnë në borxh bizneset. Do të kemi tani edhe Ligjin për Investime Strategjike i cili do t’iu mundësoj edhe komunave, edhe bizneseve të caktuara edhe partnerëve të tyre që më lehtë të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Do t’i testojmë në mënyrë të vazhdueshme politikat fiskale dhe politikat ekonomike me përfaqësues të bizneseve”, tha kryeministri Mustafa.
Duke iu referuar vizitave nëpër biznese të ndryshme, ai theksoi se po bisedohet me pronarët e tyre se çfarë duhet të bëj Qeveria në mënyrë që ata të kenë kushte më të mira të biznesit në krahasim me regjionin.
“Mund të themi se nuk jemi keq, do të thotë në disa aspekte jemi më mirë se sa vendet në regjion, por për ta rritur konkurrencën ne duhet të jemi edhe më mirë se sa që jemi”, tha kryeministri Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/462581873_1136198807869356_2830967625556687103_n_optimized-780x439.png)
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht