LAJMI I FUNDIT:

“Mesut Ozil” i “O sa mirë” rrëfen përvojën në serial dhe angazhimet jasht tij

“Mesut Ozil” i “O sa mirë” rrëfen përvojën në serial dhe angazhimet jasht tij

“Prizrenasi, Mensur Ozil” është një nga karakteret televizive më të pëlqyera të momentit.

Ky rol që është pjesë e serialit “O sa mirë” realizohet nga aktori Besnik Krapi, i cili për Telegrafin ka rrëfyer përvojën në këtë projekt televiziv më të ndjekurin kohëve të fundit

Aktori megjithëse luan rolin e një “Prizrenasi” , thotë se nuk përfaqëson qytetarët e këtij qyteti.


“Për këtë rol u zgjodha nga Ard Islami dhe sipas reagimeve publiku e ka prit mirë, unë nuk përfaqësoj askënd, por vetëm luaj një personazh të caktuar”, tha aktori, i cili veq prizrenasit do të mund të realizonte edhe personazhe nga qytetet e tjera shqiptare.

a06deda8-0a2a-4f20-a7cb-63a691bc5717

“Rrallë herë ndodh që dikush të më thërret Besnik në rrugë. Tani jam mësuar me “Mesut Ozil” dhe nuk më pengon aspak. Bile tash as nuk po më thërrasin por vetëm qeshin në mënyrën e njëjtë si unë në serial dhe ua kthej me të qeshur”, shton tutje Besniku duke treguar se veç ndjenjës së veçantë, fama që mori nga ky serial i hapi shumë dyer.

“Sigurisht që kur je në ekran çdo javë, njërëzit fillojnë të të njohin dhe të shohin ndryshe. Kjo ka qenë hera e parë për mua në këto përmasa dhe në fillim nuk isha mësu e nuk dija edhe si të reagoj, ndonjëherë edhe skuqesha, por është e jashtëzakonshe ndjenja kur ndjehesh sikur njihesh me njerëz prej vitesh kudo në botë sepse “O sa mirë” shihet edhe në diasporë shumë”

“Krahas serialit dhe teatrit punoj edhe si producent në filma të ndryshëm dhe tani po punoj në filmin tim, i cili është shkruar nga Arzana kraja, e cila do të jetë edhe regjisore e filmit. Projekti është përkrahur nga QKK dhe tani është në fazën e kompletimit të buxhetit total për të filluar me xhirimet”, përfundoj aktori i njohur.

“Fusha e Mëllenjave” është prodhim i Circle Production nga Kosova por tani është zgjeruar si produksion në katër shtete duke iu bashkangjitur edhe producentë të tjerë si: Daniel Krueger – producent i Freistil Film nga Gjermania, Gerta Qurku – producente e Action Production nga Shqipëria dhe Dejan Krajchevski – producent i Krug Film nga Maqedonia.

Përveç Shkumbin Istrefit, i cili do të jetë protagonist në film, emrat tjerë të cilët regjisorja i ka paraparë deri me tani janë: Luan Jaha, Melihate Qena dhe Abdinaser Beka, ndërsa gjatë muajit maj do të mbahen audicionet për të gjitha rolet e filmit./Telegrafi/

e2708a7f-a8ce-48e6-bcd4-a3901dd0685f

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina
Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë

Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Kalo në kategori