Është thënë historikisht: Meshkujt nuk kuptojnë dot as veten. Bëjmë shaka, sigurisht. Për vajzat, djemtë shihen si shumë më të zbërthyeshëm se ç’janë vajzat për ta. Megjithatë, ka disa gjëra që na ngatërrojnë. Disa sjellje që s’i kuptojmë. ‘A i pëlqej?’ ‘Përse më tha se i kam sytë të bukur?’ ‘Mos e ka seriozisht?’
Takimi i parë, i thotë të gjitha…ose asgjë. Ne do të përpiqemi t’i kuptojmë veprimet që ai bën gjatë takimit të parë, sepse takimi i parë i thotë të gjitha! – transmeton Telegrafi.
Nëse në fund ju përqafon me përzemërsi në fund të takimit
Ndihet i tërhequr, dhe ia ka kaluar mjaft mirë. Mos donit më shumë? Më mirë kështu, do të thotë se ju respekton dhe po i jep të gjitha gjërave kohën e vet.
Nëse vjen t’ju marrë, në vend që t’ju presë tek vendtakimi
Është diçka shumë pozitive, dhe tregon se kërkon të bëjë më shumë sesa thjesht t’ju presë…për gjithë kohën që do të jeni bashkë.
Por nëse ju pret në kafenenë ku e keni lënë të takoheni…
…nuk do të thotë domosdoshmërisht se përton apo se është dembel. Ka shumë mundësi që ende të mos ndihet në aq ‘konfidenca’ me ju sa të vijë t’ju marrë. Nëse vazhdon të sillet kështu edhe pasi të keni krijuar njëfarë afrimiteti, gjykojeni me kujdes.
Nëse herë pas here kontrollon telefonin
Ose është shumë i zënë ndërkohë me komunikim lidhur me një punë, ose ndihet në siklet. Por zakonisht, nuk është një shenjë e mirë, shkruan Anabel. Nëse ju pëlqen dhe e shijo qëndrimin me ju, i lë të gjitha mënjanë për sa kohë jeni bashkë.
Nëse ju flet shumicën e kohës për punën
Tregon se ka një marrëdhënie shumë të ngrohtë dashurie me punën e tij! Kini kujdes, mund të liheni mënjanë shpesh për shkak të punës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ta sjellë si bisedë për të krijuar afrimitet, nëse nuk gjen mënyrë tjetër për të komunikuar me ju.
Nëse ju bën 100 pyetje por flet pak për veten
Është i qetë, i dëgjueshëm dhe me shumë gjasë, i intereson të dëgjojë mbi ju!
Nëse flet vetë, dhe ju lejon të flisni shumë pak
Së pari, është llafazan. Së dyti, është tepër i përqendruar tek vetja. Më mirë të jetë takimi i parë dhe i fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv
Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe