LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i kufirit Kosovë-Maqedoni me letërnjoftime (Foto)

Kalimi i kufirit Kosovë-Maqedoni me letërnjoftime (Foto)

Zbatimi i Marrëveshjes për kalimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë pa pasur nevojë për pasaportë, ka nisur në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Që nga ora 10:00, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Maqedonisë kanë filluar të kalojnë kufirin ndërmjet dy vendeve vetëm me letërnjoftime.

kufiri1-e1460884557866


Marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar më 8 shkurt 2016 nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Hashim Thaçi (i cili tani është zgjedhur President i Kosovës), dhe Nikolla Poposki.

Në një takim përshëndetës mes delegacioneve nga të dy vendet me rastin e fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Valdet Hoxha ka thënë se kjo marrëveshje është një hap shtesë në rrugën e aspiratës së anëtarësimit në BE, për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve.

kufiri (1)
“Kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjet e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë pasi që kanë anëtarë të tyre në të dy anët e kufirit”, theksoi zëvendësministri Hoxha.

Ai theksoi se autoritetet e të dy vendeve janë në fazën finale të realizimit të projektit për hapjen e një pike tjetër kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, e cila do të lehtësojë edhe më shumë kalimin e qytetarëve mes dy vendeve fqinje.

Pjesë e delegacionit të Kosovës në këtë takim përshëndetës ishin edhe Rufki Suma, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Shaban Guda, drejtor i Policisë Kufitare, Kamer Jonuzi, zëvendësdrejtor për Kontroll dhe Mbikëqyrje të Kufirit dhe Bedri Berisha, komandant i pikës kufitare.

Ndërsa, delegacionit të Republikës së Maqedonisë i ka prirë Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.