LAJMI I FUNDIT:

Kinezët blejnë Aeroportin e Tiranës (Video)

Kinezët blejnë Aeroportin e Tiranës  (Video)

Koncensioni i Rinasit i është shitur për rreth 90 milionë dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”. Burime jozyrtare konfirmojnë për Top Channel se është firmosur shitja e aeroportit mes kompanisë kineze dhe koncensionarit TIA.
“Everbright Global Airport and Investment Fund” është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë evropiane.

Në një intervistë për “Hong Kong Economic Journal”, drejtori ekzekutiv i “China Everbright” pat deklaruar se objektiv i kompanisë është të zhvillojë në to pjesën logjistike të transportit ajror të mallrave.

Ndërsa, vetë drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez kur pranoi interesimin kinez, tha se shitja synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aeroportit.


Megjithatë, zyrtarisht TIA thotë se negociatat vazhdojnë dhe kalojnë në disa faza. Në rast se përmbyllen me sukses të gjitha këto faza, lajmi do të bëhet i ditur publikisht pas këtij momenti.

“Detaje të mëtejshme preferojmë që të mos jepen, në respekt të këtyre negociatave dhe sidomos informacionit të saktë që TIA çmon se opinioni publik duhet të ketë”, thotë e kontaktuar nga Top Channel, drejtorja e Komunikimit e aeroportit, Arlinda Çausholli.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori