LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEDS-it: Qeveri mos na largoni nga puna (Foto)

Punëtorët e KEDS-it: Qeveri mos na largoni nga puna (Foto)

Sindikalistët e Federatës së Pavarur Elektrokosova kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të kundërshtuar largimin e punëtorëve nga puna dhe për të kërkuar zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, duke ruajtur të gjitha vendet e punës.

Vetëm gjatë javës së kaluar, 80 punëtorë janë larguar nga puna në KEDS. Ata thanë se protestat e tyre nuk do të ndalin deri në ndalimin e këtij fenomeni, sepse sipas tyre, marrëveshja e përgjithshme kolektive, e cila ua siguron të drejtat e punës është obligative.

Nënkryetari i Federatës së Sindikatave të pavarura të ElektroKosovës, Sherfi Fejzullahu, tha se 80 kolegë të tyre janë larguar nga puna, vetëm javën e kaluar në mënyrë të padrejtë.


Ai thotë se u bënë me dije Qeverisë dhe institucioneve se kontrata kolektive është obligative, prandaj, nëse nuk respektohet ajo, protestat do të vazhdojnë.

Sipas tij, nënshkrimi i kësaj kontrate që garanton të drejtat e punëtorëve nuk vlen për KEDS-in, meqë ata po largojnë punëtorë nga puna.

“Për kompaninë private KEDS nuk vlen as nënshkrimi i kryeministrit të Kosovës me partnerët social si BSPK dhe Odën Ekonomike të Kosovës mbi nënshkrimin e kontratës kolektive nacionale, e cila garanton disa të drejta për punëtorë. Ose të gjitha këto instanca si Qeveria, Ministritë, këshilli ekonomiko social dhe zyra ligjore pranë ministrisë së punës nuk luajnë kurrfarë roli por ekzistojnë vetëm për t’i mashtruar punëtorët që për pasojë kompania KEDS veç ka filluar të largojë punëtorë nga puna…Ne bëjmë me dije se nuk do të ndalemi së protestuari deri sa të jepet vendimi se kjo kontratë kolektive është obligative edhe për kompaninë KEDS. Ne edhe më tutje insistojmë dhe kërkojmë që Qeveria e Kosovësme KEDS-in të vazhdojë kontratën testuese edhe për dy vite me të njëjtin vendim duke i ruajtur të gjitha vendet e punës sepse në këtë mënyrë kishte me shpëtuar shumë familje dhe nuk kishte shkaktuar më raste sociale”, tha Fejzullahu.

Nënkryetari i BSPK-së, Avni Hajdini ka thënë se nuk do të tolerojnë diskriminimin e punëtorëve, pasi që të gjitha kërkesat e paraqitura janë legjitime dhe janë të parapara në marrëveshjen kolektive të nënshkruar.

Ai ka përmendur edhe mbylljen e Ferronikelit, ku tha se 900 persona kanë mbetur të pa punë. Sipas tij, Qeveria duhet të ndërmarra masa urgjent për përmirësimin e kësaj gjendjeje.

“Bashkimi i Sindikatave është krahë për krahë me ju në realizimin e kërkesave të tuaja. Të gjitha kërkesat janë legjitime dhe janë të parapara në marrëveshje kolektive. Nuk lejohen diskriminimet e skllav – pronarëve që t’i mposhtin punëtorët dhe mos t’i quajnëpunëtorët, por skllav t’i quajmë, dhe ata kur të duan t’i largojnë nga puna dhe ata kur të duan t’i marrin në punë, nuk tolerohet kjo më. BSPK është përkrahëse e mosdiskriminimit të punëtorëve jo vetëm këtu, por duke marrë për bazë edhe Ferronikelin ku jeni të njoftuar që është mbyllur Ferronikeli me 900 punëtorë. Kështu që nuk tolerohen diskriminimet e individëve të caktuar duke thënë se punëtorët janë skllav”, tha Hajdini.

Në përkrahje të sindikalistëve kanë dalë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Postës dhe Telekomit. Lamih Balaj, kryetar i kësaj federate tha se Qeveria e Kosovës po largon njerëz nga puna, ngjashëm siç ka bërë okupatori gjatë luftës në Kosovë.

“Sot në vitin 2016, Qeveria e Kosovës edhe pse nuk duhet me thanë, veç është ndërruar emri, është i njëjti okupatorë, po na largon Qeveria jonë prej punës, po i largon këta njerëz prej punë që janë mbrapa këtu. Është ndjenjë e rëndë edhe për këta punëtorë që janë këtu që kanë dalë të protestojnë. Por sinqerisht nuk do të lejohet në emër të timin dhe të gjithë anëtarëve të PTK –së, do të jemi përkrah dhe do t’i përkrahim të gjitha të drejtat që ju do t’i keni që të mos mbetni pa punë,” tha Balaj.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të Elektrokosovës, Hysni Gashi, tha se nuk do të lejojnë që kjo Qeveri, siç e quajti ai, e kalbur dhe e prishur, të krijojë eksode sikur në janarin e vitit 1915.

Ai thotë se të gjitha përpjekjet e tyre dhe mosmarrëveshjet kanë hasur në veshë të shurdhër, pasi që kontrata është nënshkruar vetëm për t’i mashtruar punëtorët.

Arsyetimin e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, se marrëveshja është e zbatueshme vetëm aty ku ka mjete, ai e ka quajtur të papranueshëm.

“T’ia bëjmë me dije Qeverisë dhe institucioneve relevante të shtetit tonë që ne Federata e Sindikatave do të bëjmë përpjekje e dhe më të tutje që mos marrëveshjet t’i zgjedhim në mënyrë paqësore, mirëpo deri më tani kemi hasur në veshë të shurdhër… duhet t’i vjen turp të gjithë atyre që e nënshkruan marrëveshje kolektive me qëllim të vetëm të mashtrimit të punëtorëve dhe opinionit… Turp i veçantë duhet t’i shkojë Odes Ekonomike të Kosovës në krye me Safet Gërxhaliu, i cili nënshkroi marrëveshje dhe tani dërgon letra nëpër organizata të ndryshme se marrëveshja e përgjithshme kolektive është e zbatueshme aty ku ka mjete… Lusin që mos të na detyrojnë të marrim vendime shumë më radikale, të cilat nuk i dëshirojmë… Nuk do të mundet kjo qeveri e poshtër, e kalbur, e prishur të organizojë më eksode sikur në janari n e vitit 1915, tha Gashi.

Punëtorët paralajmëruan protestë të radhës në rast se Qeveria nuk ndërmerr hapa konkret për zbatimin e marrëveshjes kolektive./kp/

keds-protesta11

keds-protesta222

keds-protesta33

keds-protesta0

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori