LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga mbas Thaçit në Drenas

Jahjaga mbas Thaçit në Drenas

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në inaugurimin e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Atë e ka përcjell ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Thaçi ka thënë se është për t’u vlerësuar përkrahja që komuna e Drenasit, si komunë e parë, i ka bërë Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, e cila ai shpreson të shërbejë si shembull i mirë edhe për komunat e tjera të Kosovës, transmeton Koha.net.


“Sot mora pjesë në inaugurimin e objektit të ri të kësaj qendre, puna e së cilës hedh dritë mbi një të vërtetë të rëndësishme për shoqërinë tonë. Përkrahja e saj dhe e të gjitha grupeve të cenueshme në shoqëri është shumë e rëndësishme për ndërtimin e paqes afatgjate”, ka shkruar presidenti Thaçi, teksa ka vazhduar të takohet edhe me qytetarët e Drenasit.

Për Thaçin, takimin e bëjnë të veçantë, fëmijët me çiltërsinë dhe dashurinë e tyre.