Komisioni Evropian tashmë ka njoftuar vendet anëtare të BE-së se Kosova teknikisht ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.
Kështu bëri të ditur ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku pas kthimit nga vizita zyrtare në Starazbourg.
Ai tha se në një të ardhme të afërt priten lajme të mira sa I përket rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, në një bisedë për Radio Kosovën tha se përmbushja e agjendës evropiane ishte në fokus të takimeve që ka zhvilluar në Starzbourg të Francës. Në këtë kuadër ai tha se u vlerësua fillimi i zbatimit të MSA, por edhe përmbushja e kritereve për liberalizim të vizave. Ministri Çollaku bëri të ditur se Komisioni Evropian i ka informuar shtetet anëtare të BE-së për të arriturat e Kosovës në këtë drejtim, dhe në muajt në vijim pritet edhe rekomandimi për heqjen e vizave.
“Nuk mund të flasim afate strikte apo data në këtë aspekt, sepse jemi duke folur për një proces dhe procesi si i tillë nuk ka afate srtikte kohore, mirëpo Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vete komisioni evropian, i cili tashme ka informuar shtetet anëtare se Kosova teknikisht i ka përmbyllur dhe i ka përmbushur kriteret e parapara atëherë jam optimist se një gjë e tillë nuk do të vonojë shumë, pra mund të kemi lajme pozitive gjatë javëve apo muajve në vazhdim”, ka thënë ai.
Çollaku po ashtu ka hedhur poshtë deklarimet se Kosovës i ka mbetur edhe dy kritere të papërmbushura.
“Askush zyrtarisht nuk ka thënë që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret. Unë flas vetëm në aspektin zyrtarë dhe jo të spekulimeve që mund të vijnë nga gazetarë të ndryshëm. Komisioni Evropian në mënyrë specifike ka thënë dhe ka informuar shtetet anëtare të BE-së që Kosova teknikisht i ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara me udhërrëfyes, kështu që nuk bëhet fjalë as për një as për dy kritere”, ka thënë ai.
Ministri Çollaku është takuar me komisionarin për zgjerim Johanes Hahn dhe me nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherit raportuesen për Kosovë në PE Ulrike Llunacek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë