LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti: Me Baily dhe Orav jemi duke punuar për të zgjidhur krizën (Foto)

Ali Ahmeti: Me Baily dhe Orav jemi duke punuar për të zgjidhur krizën (Foto)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim me një postim në Facebook ka njoftuar opinionin se është takuar me ambasadorin e SHBA-ve dhe BE-së në Maqedoni, Jess Baily dhe Aivo Orav ku kanë biseduar se si të nxjerrin Maqedoninë prej krizës politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Sa po përfundova takimin e përbashkët me Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Jess Bailey dhe z. Aivo Orav.
Jemi duke punuar në mënyrë intenzive për ta zgjidhur situatën në të mirën e qytetarëve dhe për ta përfunduar këtë krizë që rëndon dhe cënon sigurinë, stabilitetin, mirëqenien, ekonominë, por edhe integrimin EuroAtlantik.”(sic) thotë Ali Ahmeti.

Ahmeti nuk e komentoi nënshkrimin e zgjedhjeve nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski./Telegrafi/


Ali Ahmeti Baily Orav