LAJMI I FUNDIT:

Plevneliev telefonon kryetarin Ivanov për gjendjen e Maqedonisë

Plevneliev telefonon kryetarin Ivanov për gjendjen e Maqedonisë

Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev në një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet në Shkup dhe shpresën për uljen e tensioneve.

“Si një fqi i mirë dhe në rolin e presidentit të Procesit të bashkëpunimit në JIE, Bullgaria është e përgatitur që të bashkëpunoj për gjetjen e zgjidhjes”, deklaroi Plevneliev gjatë kohës së bisedës, transmeton TetovaSot.


Zgjidhja, sipas tij, është në dialog, respektimin e rregullave, principit të sundimit të drejtës dhe të Kushtetutës.

Kryetari i shtetit bullgar ka nënvizuar se gjatë viteve të fundit, Bullgaria, njashtu ka kaluar në kriza politike.

“Kur vendi gjendet përballë një zgjedhje të rëndë, protestave dhe kundërshtimeve të fuqishme politike, zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës dhe sigurimi i rendit juridik në shtet. Respektimi i këtyre principeve i ndihmoi vendit tonë që t`i tejkaloje krizat politike dhe sot të jetë faktor stabiliteti në Ballkan”, theksoi Plevneliev.

Ai ka shprehur bindjen se kthimi drejt stabilitetit politik do të kontribuoj për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në pajtueshmëri me Ligjin dhe në interesin e të gjithë qytetarëve.

“Zgjidhja mund që të gjendet vetëm përmes dialogut të liderëve politik, pengimin e dhunës dhe vendosjes së rregullit në shtet”, ka theksuar Plevnaliev./Telegrafi/