LAJMI I FUNDIT:

Këto janë viset që nuk do të kenë rrymë në ditët në vijim

Këto janë viset që nuk do të kenë rrymë në ditët në vijim

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte.

Më 15.04.2016 (e premte) në Gjakovë do të shkyçet dalja 10 kV Dobroshi prej orës 11:00 deri në orën 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobrosh dhe Nivokaz.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara në TS 35/10 kV Gjakova I, ndërrimi i transformatorit energjetik T2 – 8 MW.


Më 15.04.2016 (e premte) në kV Magure do të shkyçet dalja 10 kV Drenica nga ora 08:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magura, Fushtica e Naltë, Fushtica e Ulët Kizharek, Nekoc, Rasinovc, Baincë, Shalë, Krojmir dhe Rrreze ( Leleqtiq). Shkyçja bëhet për shkak të realizimit te punimeve të planifikuara nga nënkontraktorit të KEDS-it ,Projekti i KEDS-it Project Name SS 10(20)/0.4kV Fushticë e Ulët (Bahtijartë).

Më 17.04.2016 (e diel) në Ferizaj (Bibaj) do të shkyçet nga ora 07:00 deri në orën 11:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Vëllezërit Gërvalla, Rexhep Bislimi, Prizrenit, Driton Islami, 28Nentori, Ramadan Rexhepi, Epopeja e Jezercit; fshatrat: Talinovc i Muhaxherëve, Sazli , Softaj, Papazi, Pojata, Rahovica, Fusha e Madhe, Lloshkobare, Llojza, Kosini, Slivova, Dremjaku, Talinovci i Jerlive, Prelezi i Jerlive, Prelezi i Muhaxherëve, Stacionin e Policisë, Spitali i Qytetit, Lagjja prapa Spitalit, FSK & Minexi , Salla e Sportit, Fabrika e Gypave, Fitorja dhe Fabrika e Bukës. Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, ndërrimi i TMRR-ve në Trafofushën T1 & T2, lidhjen 3-sistemëshe dhe revizion totale në NS 35 kV Ferizaji II.

Më 17.04.2016 e diel në Pejë do të ketë shkyçje totale prej orës 07:00 deri në orën 10:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. e Pionerëve, rr. Muharrem Shala, rr. Sanitasi, rr. Vëllazërim-bashkimi, rr. 17 Nëntori, rr. 2 Korriku, Lagjja Jarina dhe Asllançeshma, Spitali, Gjimnazi, Kisha Ortodokse, KFORI Italian, Kisha Katolike, Ambullanta e Dhëmbëve, Dukagjini 1, Dukagjini 2, Llazi, Shtupeqi i Madh, Reka e Allagës, Llotova, Pepaj, Koshutan, Shkreli, Dugaive, Boge, Stankaj, Hagjaj, Kuqishta, Guri i Kuq, Drelaj, Unior Aqua Drelaj, Drelaj, Fabrika e Djathit, Malaj, Shtupeqi i Vogël, Objekti i KEDS-it (Shërbimi Teknik), Rr. Elez Geci, Rr. Agim Selmanaj, Isniqi (një pjesë), Hulaj, Gurthyesi Likaj, Pompa e Benzines Dekor, Hotel Eliza, Pushimorja, Hotel Kuqi, Manastiri i Deçanit, Metaliku, HC Lumbardhi, Tomoc, Prekalla, Llukavci, Prigoda, Lubova, Dobrusha, Staraderani, Ruhoti, Kashica, Zabllaqi, Zallqi, Dreja, Koshi, Gusari, Tuqepi, Osojani, Polana, Paleva, Trofta, Fabrika e Birrës Peja, Fabrika e Baterive, Devolli Company dhe Gacaferri.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ekipet e KOSTT, Projekti i rehabilitimit të NS 110/35/10 kV Peja 1.