LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Nuk do të lejoj ”skenar ukrainas” në Maqedoni

Gruevski: Nuk do të lejoj ”skenar ukrainas” në Maqedoni

Lideri i VMRO-DPMNE-së i ka dërguar një porosi publike liderit të LSDM-së, gjatë intervistës së tij në TV Telma, ku i thotë se nuk do të lejojë ”Skenar ukrainas”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gruevski thotë se nuk do ta lejojë një gjë të tillë deri sa të ekzistojë, prandaj i kërkon që ndërpresë me organizimin e huliganëve dhe dhunës, dhe të ketë guxim e të del në zgjedhje.

Më tej, Nikolla Gruevski ka deklaruar se ai dhe partia e tij distancohen nga vendimi i Ivanovit për faljen e politikanëve, duke thënë se me këtë vendim, LSDM-ja ndihmohet për t’i liruar Zaevin dhe Verushevskin.


Gruevski konsideron se Ivanovi nuk ka bërë asnjë gabim ligjor apo kushtetues me vendimin për falje, ndërkaq pas konsultimeve me juristë, Gruevski thotë se falja nuk mund të pranohet e as të refuzohet./Telegrafi/