LAJMI I FUNDIT:

Oliver Spasovski: Protestat të jenë të qeta dhe jo të dhunshme

Oliver Spasovski: Protestat të jenë të qeta dhe jo të dhunshme

Ministri i punëve të bredehsme (MPB), Oliver Spasovski, sot në konferencë shtypi ka apeluar për protesta të qeta dhe jo të dhunshme, duke theksuar se secili ka të drejtën e protestës, por të mos ketë dhunë ndaj policisë dhe shkatërrim të pronës private, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Spasovski kërkon nga qytetarët që policinë ta konsiderojnë si partner dhe si dikush që është aty për t’i mbrojtur. Ai tha se nuk duhet të ketë përdorim të tepruar të dhunës edhe nga ana e policëve.

Në lidhje me protestën e mbrëmshme, ai tha se nuk janë bërë lëshime në drejtimin e protestës. Spasovski u kërkoi gazetarëve që të kenë shenja dalluese, në mënyrë që policia ta ketë më të lehtë identifikimin e tyre si gazetarë./Telegrafi/