LAJMI I FUNDIT:

As Gjuriqit nuk iu lejua hyrja në Kosovë

As Gjuriqit nuk iu lejua hyrja në Kosovë

Autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit, hyrjen në Kosovë.

Kështu është thënë sonte në Konventën e Partisë Përparimtar të Serbisë në Graçanicë, njofton tnajug, transmeton Koha.net.


Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën, Dajman Joviq ka deklaruar se “pushtetmbajtësit në Prishtinë nuk kanë lejuar që Gjuriq të jetë sot në Kosovë”.

“Gjuriqit sot iu ndalua lëvizja e lirë në Kosovë, në kohën kur nëpër Kosovë shëtisin lirshëm qindra terroristë nga bota, vrasës brutalë e me përvojë, bashkëluftëtarë të atyre që vrasin qytetarë të pafajshëm në Paris, Bruksel dhe në metropolet tjera evropiane”, ka thënë ai, duke thirrur që në zgjedhjet e 24 prillit serbët e Kosovës të votojnë për Aleskandar Vuçiqin.