Projekti i fundit i Cozman bëri bujë të madhe duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube” në vetëm pak ditë.
Veç që erdhi krejtësisht ndryshe, reperi u përfol edhe për vajzën e tij në video, për të cilën u tha se ka krijuar një lidhje.
Thashethemet u bën edhe më të forta kur u përhap lajmi se ai dhe Tuna i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
E kontaktuar nga Telegrafi, vajza seksi në videoklip, e cila quhet Lori Hoxhallari zbuloi se si është njohur me reperin dhe si janë raportet mes tyre.
“Cozmani nuk më ftoj vetë në video, e njoha përmes menaxheres sime të modelingut me të cilën kam punuar përpara dhe përmes saj u bëra pjesë e videoklipit”, tha Lori, e cila mohon thashethemet se ai dhe reperi janë në lidhje dashurie.
“Nuk kemi asnjë lloj lidhje, thjesht shoqëri kemi, Cozman është djalë i respektueshëm dhe shumë i dashur”, shtoj tutje modelja, e cila zbuloi se edhe pas përfundimit të klipit vazhdon të mbajë kontakte me reperin.
Ndryshe Lori për publikun shqiptar u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother Albania”. Ajo gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, krijoi një lidhje me konkurentin nga Kosova, modelin dhe moderatorin Visar Kalludra, lidhje që nisi dhe përfundoi gjatë spektaklit.
Afrimitetin me meshkujt nga Kosova, bukuroshja seksi e tregoi edhe në videoklipin e Vigan Shehut, për të cilin po ashtu u tha se kishte krijuar një lidhje, por që mbeti si thashethem pasi u mohua nga të dyja palët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251