LAJMI I FUNDIT:

„LE MOND“: Autoritetet maqedonase kërkojnë nga Greqia të vendos rend në Idomeni

„LE MOND“: Autoritetet maqedonase kërkojnë nga Greqia të vendos rend në Idomeni

Ngjarjet e fundit në kufirin me Greqinë, në kampin Idomeni, u gjetën në faqet e para të gjithë gazetave dhe ueb portaleve në Francë.

Si përgjigje ndaj kritikave të ashpra nga Athina për shkak të përdorimit “të tepruar” të forcës gjatë incidenteve me qindra emigrantët të dielën, autoritet maqedonase iu përgjigjën Greqisë, se është në kompetencat e tyre të vendos rend dhe të respektojë Ligjin në kampin Idomeni, shkruan “Mond” parisien, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përgjigja e autoriteteve maqedonase erdhi pas kritikave të ashpra të qeverisë greke në llogari të fqinjit të saj verior, i cili vetëm e përkujtoi Athinën „që zbatimi i ligjit dhe vendosja e rendit publik, në zonën kufitare, brenda si dhe jashtë kampit Idomeni, janë me rëndësi të madhe për parandalimin e incidenteve të reja“, e transmeton “Le Mond” njoftimin e Ministrisë së punëve të jashtme.


Kryeministri grek Alexis Tsipras, siç sqaron gazeta nga Parisi, „i akuzon Maqedonasit që në mënyrë të “turpshme” i kanë refuzuar qindra emigrantë të cilët donin ta kalojnë kufirin me dhunë, duke akuzuar se forcat maqedonase krahas gazit lotsjellës kanë  përdorur edhe plumba gome“.

Shkupi, sipas „Le Mond“, i ka demantuar këto pohime, duke dërguar po ashtu një notë diplomatike deri te zyra greke në Shkup në të cilën theksohet: „Me qëllim të shmangies së incidenteve të këtilla në të ardhmen, ministri apelon për bashkëpunim të rritur me policinë dhe autoritetet greke të obliguara për sigurinë, si dhe aksionet për parandalimin dhe këmbimin në kohë të duhur të gjithë informatat e rëndësishme që do të mundësojnë shkurajimin e manifestimeve të  dhunshme të emigrantëve“.

Në fund gazeta u sqaron lexuesve të vet që marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë janë të këqija që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, rreth problemit tashmë të njohur për emrin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori